Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria nuk ka një plan për kthimin e fëmijëve nga Siria, ja si i ktheu Maqedonia e Veriut dhe Kosova

12:25 13/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Kosova dhe Maqedonia e Veriut duhet të merren si shembull për kthimin e shtetasve të tyre nga Siria. Kur kanë kaluar dy vjet nga zbulimi i kampi i të Sirisë Al Hol, Shqipëria nuk ka një plan për rikthimin e personave që gjenden aty, sidomos të grave dhe fëmijëve. Të ndodhur përballë protestës së të afërmve të tyre, para një muaji Shqipëria u kujtua të kërkojë ndihmë nga Libani. Deri tani, zyrtarisht është kthyer vetëm Alvin Berisha, një fëmijë që u ndihmua nga shteti italian. Rasti u përdor nga ministri Lleshaj për të bërë reklamë sikur Shqipëria po kthente fëmijët e mbetur në Siri.

Ndryshe nga Kosova, Maqedonia, Bosnja, Franca, SHBA, Shqipëria i ka lënë në dorë të fatit shtetasit e vet. Plani duhet të ketë masa diplomatike dhe policore për identifikimin dhe bërjen të mundur të kthimit të tyre, po ashtu integrimin në jetën sociale. Kosova ka një post Koordinatori që merret posaçërisht me kthimin e personave nga Siria, Maqedonia ka një Komitet që po e trajton këtë problem shqetësues. Shqipëria nuk ka asnjë strukturë të emëruar që punon në këtë drejtim.

Sa shqiptarë rrezikojnë jetën  në Siri?

Kampi “Al Hol” ndodhet në provincën siriane të el-Hasakah. Sipas Kombeve të Bashkuara, aktualisht ka rreth 73,000 njerëz të strehuar aty. Sipas Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, rreth 65 % e njerëzve në kamp janë fëmijë nën moshën 18 vjeç. Rreth 27 % e totalit janë gra. Refugjatët e zhvendosur brenda vendit dhe refugjatët irakianë përbëjnë shumicën e madhe, por 15 % e tyre janë nga të ashtuquajturat shtetas të vendeve të treta.

Nga Kosova aty gjenden gjithsej 48 persona (38 fëmijë dhe 10 gra, të paktën 14 fëmijë kanë lindur në Siri), Nga Shqipëria – Gjithsej 52 – 41 fëmijë dhe 11 gra (Trembëdhjetë fëmijë kanë lindur në Siri) Maqedonia Veriore – Gjithsej 8 – gjashtë fëmijë dhe dy gra

Shumë nga gratë shqiptare dhe fëmijët e tyre janë të dëshpëruar dhe bëjnë thirrje për ndihmë për t’u kthyer në shtëpi.

Autoriteti i udhëhequr nga Kurdët në Sirinë veriore, sipas Uashington Post, ka apeluar vazhdimisht për veprim nga qeveritë e huaja. Disa vende, përfshirë Shtetet e Bashkuara, kanë filluar procesin e riatdhesimit. Por shumica e Evropës Perëndimore ka vonuar, pasi zyrtarët përmendin shqetësime të sigurisë ose politikën e brendshme si pengesat.

 Maqedonia e Veriut

80 shtetas tanë janë kthyer në Maqedoninë e Veriut, 30 janë ende në ato territore, sipas të dhënave zyrtare. Megjithatë, të afërmit e personave të humbur në Siri kanë deklaruar se shteti s’ka strategji për kthimin e shtetasve nga Siria dhe Iraku. Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski u shpreh përmes Komiteti Kombëtar për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit dhe institucioneve të tjera kanë fuqizuar masat dhe deri në fund të vitit do të hartojnë një program për rikthimin dhe risocializimin e tyre. Këto masa erdhën pas thirrjes së shtetasve të ngujuar në kampet e emigrantëve në Siri.

Kosova

Në 20 prill, 2019, autoritetet në Kosovë thanë se në Kosovë janë kthyer 110 qytetarë që kanë qëndruar në vatrat e luftës në Siri. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, në atë kohë tha se kthimi ishte operacion i qeverisë së Kosovës me ndihmën e Shteteve të Bashkuara. “Katër luftëtarë, 32 gra dhe 74 fëmijë, përfshirë 9 fëmijë që kanë humbur prindërit në luftë”, u kthyen më një avion në Prishtinë.

Ndërkaq, Qeveria e Kosovës është duke bërë përgatitjet për t’i kthyer në Kosovë rreth 100 shtetas të tjerë të cilët gjenden në Siri, thotë Ministria e Punëve të Brendshmee Kosovës. Kosva po zhvillon bisedime me Turqinë rreth kthimit të këtyre personave.“Në detaje nuk mund të prononcohem. Por, tash jemi shumë të interesuar me shtetin turk, mos ndonjë nga personat (kosovarët) që kanë qenë nëpër kampe ka kaluar në pjesën turke”, tha Mustafa, ish ministër i Brendshëm i Kosovës.

Franca

Franca, arriti të kthejë në fund të vitit të kaluar në shtëpitë e tyre 10 fëmijë të luftëtarëve të ISIS-it nga një kamp i refugjatëve në Siri, proces ky i ngadalshëm i riatdhesimit, që nisi në muajin mars të vitit 2019. Parisi gjithsej ka riatdhesuar 28 fëmijë nga Siria e shkatërruar nga lufta, ku me qindra shtetas francezë shkuan për të luftuar me ISIS-in, ndërsa ky grup po përpiqej të themelonte të ashtuquajturin “kalifat” në Lindjen e Mesme.

/Gazeta Reforma.com/

Etiketa: kampi Al-holkthimiSiria

Të lidhura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Ndërsa procesi i numërimit po shkon drejt fundit, janë publikuar të dhënat paraprake për 10 kandidatët më të votuar nga...

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza
Aktualitet

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Të paktën 62 persona humbën jetën në Rripin e Gazës si pasojë e një vale të re sulmesh ajrore izraelite...

19:34 15/05/2025
Para

KLP vendos kohëzgjatjen e anëtarëve, në dhjetor 2021 mbaron mandati i kryetarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

Zgjedhjet e 11 Majit/ Ja 10 kandidatët më të votuar nga listat e hapura

19:54 15/05/2025
Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

Mbi 62 të vrarë nga sulmet, banorët po vdesin nga uria në Gaza

19:34 15/05/2025
Votat e diasporës, mbërrin ngarkesa e fundit me fletët e votimit në Parkun Olimpik

Votat nga Greqia, ja kur vendos KQZ për numërimin dhe vlerësimin

19:16 15/05/2025
“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

“Kërkova qetësi, u godita,” flet kryetari i KZAZ 30 pas incidentit

18:53 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.