Gjatë konferencës për shtyp të kryeministrit Edi Rama dhe homologes së tij italiane Giorgia Meloni, pas përfundimit të inspektimit të kampeve që do presin emigrantët, disa aktivistë kanë zhvilluar protestë.
Ata mbanin në duar një banderolë ku shkruhej, “Shqipëria është e Italisë”, ndërsa në sfond vendosën një kolonë zanore të vitit 1939, ku thuhet se Shqipëria është tashmë nën pushtimin e Italisë.