Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria do të mbushet me kampe refugjatësh? Ministria e Financave gati fondet për pushtetin vendor…

17:01 23/09/2020
Reading Time: 3 min lexim

Që shqiptarët po ikin ditë pas dite dhe po e braktisin vendin e tyre, kjo gjë nuk përbën më lajm.

Jo më larg se sot paradite “GazetaReforma.com”, botoi një shkrim referuar të dhënave më të fundit të institucioneve europinae, për numrin e lartë të largimit të shqiptarëve nga vendi.

Por po aq fakt përbën edhe lajmi se, në Shqipëri po vijnë gjithmonë e më shumë grupe refugjatësh me qëllimin fillestar për të kaluar tranzit nëpër territorin tonë për në Malin e Zi dhe më pas drejt vende të BE-së.

Grupet e refugjatëve të cilët momentalisht nuk janë në numra të mëdhenj, gjithsesi në përpjekje për të kaluar tranzit Shqipërinë, po bllokohen në vendin tonë dhe kjo dalë ngadalë po na kthen nga një vend tranziti në një vend pritës.

Pak kohë më parë disa grupime qytetare dhe politike, larg forcave kryesore politike në pushtet, diskutonin faktin e një strategjie të huazuar të boshatisjes së Shqipërisë nga shqiptarët dhe të mbushjes së saj me refugjatë nga Azia dhe Afrika.

Këto zëra janë konsideruar shpesh nga qeveria si spekulativ dhe teoritë e tyre si konspirative, por duket se në fund të ditës diçka është e vërtetë edhe në këto teori.

Këtë e tregon më së miri angazhimi financiar i qeverisë shqiptare për të ngritur në disa zona të vendit, me paratë e buxhetit të shtetit, pra të taksapaguesve shqiptarë, disa kampe të mëdha refugjatësh për pritjen e flukseve migratore nga vendet tranzit.

Fondet e Ministrisë së Financave

Ndërtimi i strehëve të përkohshme nga pushteti vendor apo privatët, për pritjen e flukseve të pastrehëve dhe refugjatëve në rast të fatkeqësive natyrore, krizave humanitare dhe situatave të tjera emergjente, do të kryhet sipas kritereve të miratuara nga Ministria e Financave.

Në Fletoren Zyrtare, u botua udhëzimi i Ministrisë të Financave, që përcakton kushte të tjera që duhet të përdoren gjatë projektimit, ndërtimit, rinovimit, blerjes ose marrjes me qira të hapësirave për programin e strehëve të përkohshme.

Pushteti vendor, por edhe privati, që do të financojë ndërtimin e fjetoreve të përkohshme, duhet të plotësojë kushtet për sigurimin e hapësirës minimale për banor.

Kriteret

Sipas kritereve të reja të vendosura, hapësira minimale për person nuk mund të jetë më pak se 3,5 m2, duke përjashtuar hapësirën për shërbimet sanitare dhe të gatimit.

Sakaq në rastin e kampeve të strehimit apo të fjetoreve me numër të lartë banorësh, për çdo grup prej 15–60 banorësh, duhen të ofrohen hapësira dhe shërbime shtesë, si: për gatim, ngrënieje/mensa, për kujdes mjekësor apo psikologjik dhe për fëmijët.

Njësitë përgjegjëse, për ngritjen e kampeve të strehimit, gjithashtu duhet të zgjedhin zona që mundësojnë të paktën 30 m² sipërfaqe trualli për banor, si dhe drenazhim të lehtë dhe sipërfaqe toke të përshkueshme. Pjerrësia e rekomanduar është nga 1% deri në 5%.

Udhëzimi thekson se, vendosja e strehëve të përkohshme bëhet në hapësira, që plotësojnë kushtet për hapësira private dhe higjiene, mbrojtje ndaj zjarrit dhe evakuim të lehtë.

Strehët e projektuara, të ndërtuara ose të përshtatura për programin e strehëve të përkohshme, sipas ligjit “Për strehimin social”, mund të jenë struktura të posaçme, ndërtesa të përshtatura, si dhe ndërtime të  përkohshme që mund të montohen, çmontohen dhe transportohen sipas nevojave.

Tendat,  shtëpizat  e  parafabrikuara,  strehët  e ndërtuara me materiale lokale etj. Janë, gjithashtu, disa nga format alternative  të ndërtimit që mund të përdoren për të ofruar strehë të përkohshme.

/GazetaReforma.com/

Etiketa: financimkamperrefugjatë

Të tjera

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi
Aktualitet

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

Bashkimi Evropian i ka kërkuar Shqipërisë të rimbursojë më shumë se 33.5 milionë euro të programit IPARD 2, pasi këto...

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët
Aktualitet

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Ish ministri i Mjedisit, Lefter Koka, është liruar pas katër vitesh qëndrimi në burg për çështjet e lidhura me inceneratorët....

12:01 11/12/2025
Para

Maskat anti-covid dhe skandali në Shqipëri e Itali, zbardhet dëshmia e pronares së kompanisë që heton prokuroria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

Protestat tundën vendin, jep dorëheqjen kryeministri i Bullgarisë/ Vetëm Shqipëria në vendnumëro

18:09 11/12/2025
BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

BE i kërkon Shqipërisë të kthejë mbi 33 milionë euro të IPARD 2, fondet në rrezik pezullimi

12:25 11/12/2025
Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

Lirohet ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, pas katër vitesh në burg për inceneratorët

12:01 11/12/2025
Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

Shqipëria me ushqimet më të shtrenjta se BE, ndonëse importet bien/ Çmimet në pakicë vetëm rriten

15:11 10/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.