Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëria dhe Kosova i lënë paratë Arbitrazheve/ Ja sa përplasje kanë dy shtetet me kompanitë dhe sa milionë Euro u detyrohen

11:55 03/11/2020
Reading Time: 4 min lexim

Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës janë zhytur në borxhe të mëdha me shtetasit e tyre si pasojë e gjyqeve të humbura në vitet e fundit në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, kundër kompanive private.

Qeveria Shqiptare mban rekord për humbjen e gjyqeve në Arbitrazh dhe fatura totale e tyre i kalon të 200 milionë eurot.

Vetëm në fund të muajit majit 2020, detyrimet që rridhnin nga vendimet e gjykatave ndërkombëtare kapnin një shumë prej 109,5 milionë eurosh, ku 93.5% e detyrimit ose rreth 99,9 milionë euro i takojnë çështjes “Hydro dhe të tjerët kundër Shqipërisë”, e cila njihet si një çështje që ka fituar biznesmeni Francesco Becchetti.

Ndërsa 6 milionë euro të tjera janë detyrime, kryesisht të Ministrisë së Infrastrukturës ndaj kompanive të kontraktuara për punime publike. Shifrat janë të dhëna nga zyrtare të Ministrisë së Financave, të cilat tashmë janë kontabilizuar në llogaritë e buxhetit për t’u shlyer.

Por një faturë tjetër kolosale për qeverinë tonë, ishte dhe ajo që u shpall tashmë, ku shteti shqiptar humbi gjyqin ndaj kompanisë greke “Aktor” e cila kreu punimet në rrugën Tiranë-Elbasan dhe që shteti jonë i detyrohet plot 44 milionë euro dëmshpërblim.

Pasi çështja ka përfunduar në tryezën e Gjykatës së Dhomës Ndërkombëtare të Tregtisë, e njohur ndryshe si “Arbitrazhi Ndërkombëtar”, pikërisht ky i fundit i ka dhënë të drejtën e mohuar nga pala shqiptare kompanisë greke “Aktor”, të cilës i është njohur shuma që pala shqiptare i detyrohet dhe ja ka vonuar në pagesë me pretendimin e korrupsionit dhe fryrjes së faturave në punimet e kësaj vepre.

Ndërkohë, nga fatura që qeveria shqiptarë do të paguajë biznesmenit Becchetti, 99,5 milionë euro janë për shpronësimin dhe 311 mijë euro janë pagesa qe qeveria jonë do të japë për shpenzimet administrative të procesit gjyqësor.

Nga fatura e përgjithshme prej rreth 200 milionë eurosh, 1 milionë euro do të shkojnë pagesa për Fondin e investimeve “Anglo Adriatika”. Fondi e hodhi në gjyq qeverinë shqiptare për ndërprerje të njëanshme të kontratës në vitin 1997 për të investuar letrat me vlerë.

Një detyrime prej 4,2 milionë eurosh do të paguhet ndaj kompanisë “J&P AVAX” e cila ka punuar në Shqipëri si nënkontraktor i “TAP”.

“J&P-AVAX Group” është një nga grupet e ndërtimit më të mëdha në Greqi, por me përvojë edhe në vende të tjera.

Një shumë prej 217 mijë eurosh do të paguhen ndaj “HFË”, për projektin në Portin e Karpenit dhe 750 mijë euro për çështjen e “Valeria italia”.

Ministria e Financave pohon se, shuma prej 109,5 milionë eurosh ka të bëjë me vendimet e formës së prerë për zgjidhjen e konflikteve në mosmarrëveshjet dy ose shumëpalëshe, në ngarkim të shtetit shqiptar.

“Këto vendime likuidohen përmes buxhetit të MFE dhe/ose Fondit Rezervë të buxhetit të shtetit, nëse lind nevoja”,- vë në dukje Ministria e Financave në një raport për kuvendin.

Pra tyë gjitha paratë për arbitrazhet e qeverisë me kompani private, do të dalin nga xhepat e taksapaguesve shqiptarë. 

Qeveria ndryshoi ligjin për arbitrazhin

Aktualisht, në thesarin e shtetit deri tani janë depozituar 112 milionë euro fatura që duhen të shlyhen nga taksapaguesit shqiptar, për çështje të humbura të qeverisë shqiptare në Gjykatën e Arbitrazhit, edhe pse kjo shumë nuk është përfundimtarja.

Por për të amortizuar kostot që po vijnë nga këto vendime, qeveria shqiptare miratoi një projektligj që synon të zgjidhë mosmarrëveshjet me palët, pa shkuar në gjykatat e arbitrazhit.

Aktualisht Shqipëria ka një hendek ligjor për t’u përballur me problematikën e re që ka ardhur, si pasojë e vendimeve të padrejta të qeverisë ndaj kompanive, siç ishte rasti “Becchetti”, i cili fitoi një çështje në arbitrazh kundër qeverisë shqiptare me një shumë dëmshpërblimi prej gati 100 milionë eurosh.

Sakaq, qeveria nëpërmjet ligjit të ri synon t`i japë zgjidhje disa problemeve ligjore me të cilat ndeshët në praktikë. Lidhur me përkufizimin e arbitrazhit aktualisht nuk ka një term të përcaktuar zyrtarisht, por është e gjithëpranuar se arbitrazhi konsiston në një procedure konsensuale të mbështetur në marrëveshjen midis palëve. Arbitrazhi qoftë ai i brendshëm dhe ndërkombëtar ka disa karakteristika specifike.

Kosova rrezikon të humbasë 300 milionë euro në arbitrazh

Qeveria e Kosovës nuk ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që tani rrezikon të humbasë 300 milionë euro. Së fundi janë fituar dy raste, ndërsa gjatë këtij viti i janë mbrojtur vendit mbi 10 milionë euro. Kosova shumë shpejt do të përballet në Gjykatën e Arbitrazhit edhe me “IuteCredit”.

Ministri i Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi, në një konferencë për media bashkë më avokatët shtetëror të Kosovës, ka njoftuar për rastet që Kosova i ka fituar nëpër gjykata, e ku i janë shpëtuar shtetit miliona euro.

Megjithatë, Selimi ka treguar se, aktualisht Kosova nëpër arbitrazhe ka të rrezikuara 300 milionë euro dhe se, kanë angazhuar edhe kompani të huaja për mbrojtje.

“Kosova nuk ka humbur asnjë rast në arbitrazh, por që rrezikohet të humbasë 300 milionë euro. Së fundi janë fituar dy raste. Kosova ka të rrezikuara në arbitrazh rreth 300 milionë euro. Çështja e “IuteCredit” është në rrezik, ne jemi të përgatitur që të mbrohemi në arbitrazhe dhe të fitojmë këto raste”,- ka thënë Selimi.

Në dhjetor të vitit të kaluar, Banka Qendrore e Kosovës kishte marrë vendim që t’ua heqë licencën institucioneve mikrofinanciare “IuteCredit” dhe “Monego”, me arsyetimin se ata jepnin kredi me norma “astronomike” të interesit.

/Burimi: MFE; Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

 

 

 

Etiketa: arbitrazheKosovamilionaShqiperia

Të lidhura

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj
Aktualitet

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me...

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec
Aktualitet

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në qarkun e Korçës, ku një 20-vjeçar ka gjetur vdekjen...

15:08 07/06/2025
Para

Dita e 20-të e grevës/ Gratë naftëtare vazhdojnë grevën, rëndohet gjendja e tyre shëndetësore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

Rasti i dytë brenda ditës: 20-vjeçari i jep fund jetës në Pogradec

15:08 07/06/2025
Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

Tragjedi në Maliq: 37-vjeçari gjendet i vetëvarur në një magazinë

13:01 07/06/2025
“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

“Çuna, lufta ka mbaruar! Tani luajmë futboll”, Mesazhi i Mërgim Mavrajt për Kombëtaren para përballjes me Serbinë

11:37 07/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.