Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shqipëri–Serbi, një ndeshje e minuar: kaos me biletat, përjashtim tifozësh dhe biznese të heshtura

00:11 06/06/2025
Reading Time: 3 min lexim

Ndeshja e shumëpritur Shqipëri–Serbi, që do të luhet të shtunën më 7 qershor në “Air Albania”, është shndërruar në një pasqyrë të qartë të keqmenaxhimit, interesave të fshehta dhe përjashtimit sistematik të atyre që duan më shumë këtë ekip: tifozëve. Mes një historie të mbushur me përplasje, dhunë dhe kujtime të dhimbshme, ajo që po ndodh këtë herë nuk ka të bëjë më me emocionin sportiv, por me pazare të heshtura, shitje të errëta dhe një qasje hakmarrëse ndaj zërave kritikë.

FSHF ka zgjedhur për herë të parë një sistem me lotari për shpërndarjen e biletave, një praktikë jo vetëm e pashpjeguar dhe jotransparente, por edhe pa asnjë precedent të dokumentuar në evente ndërkombëtare. Mijëra tifozë shqiptarë, mes tyre edhe grupimi më i njohur “Tifozat Kuq e Zi”, janë përjashtuar tërësisht nga stadiumi. Biletat janë bërë të aksesueshme vetëm online, përmes një linku që skadon brenda 24 orëve, ndërsa agjencitë turistike duket se janë “fatlumet” që kanë gjithmonë në dorë sasinë e duhur të tyre. Çmimet? Nga 20 mijë lekë të vjetra në 500 mijë. Në një vend me të ardhura minimale, Federata shet ëndrrën e Kombëtares me tarifa që kalojnë Italinë dhe Francën.

Ndërkohë, tregu i zi lulëzon. Në platformat online, biletat janë ofruar për 250, 400, deri në 700 euro. Madje janë arrestuar disa individë që tentuan t’i shisnin ilegalisht. Por tregu është më i madh dhe më i organizuar se disa emra në Instagram. Çfarë mbetet e paqartë është se si këto bileta dolën jashtë sistemit “transparent” të lotarisë.

Përjashtimi i “Tifozave Kuq e Zi” ka ndodhur në një moment kyç, në prag të një ndeshjeje simbolike, ku tensioni me Serbinë është i gjallë që nga përballja e vitit 2014 në Beograd. Pas refuzimit të tyre për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Serbisë për Euro 2027 për U-21, FSHF vendosi t’i lërë jashtë. Me një gjuhë diplomatike, federata deklaroi se vendimi ishte për “gjithëpërfshirje”, por në të vërtetë ai u lexua si një ndëshkim i qartë ndaj kritikëve më të zëshëm të Armand Dukës dhe politikave të tij.

Në vend të zërit të zjarrtë të tifozëve, këtë herë në tribuna do të jetë “grupi i kollares”: zyrtarë, të ftuar, agjentë të bizneseve dhe klientela që në mënyrë të pashpjegueshme siguruan bileta, ndërkohë që aplikantët e zakonshëm prisnin email-in e lotarisë. Kjo nuk është hera e parë që atmosfera e Kombëtares zëvendësohet me heshtjen e protokollit.

Duket se ky event është përdorur për përfitime, ndëshkime personale dhe heshtje të qëllimshme. Asnjë media kryesore nuk ka analizuar me thellësi sistemin e biletave, ndoshta sepse edhe ato janë pjesë e këtij zinxhiri interesash të heshtura.

Futbolli nuk po luhet më për tifozët, as për krenari kombëtare. Ai po luhet për pazare. Për të mbajtur kontrollin. Për të ushqyer klientelën. Dhe në këtë lojë, kombëtarja është veçse një dekor i kuq e zi në skenën e një teatri të mbyllur për publikun që vërtet do të duartrokasë.

Etiketa: fshfndeshjareformaeditorialShqiperi-Serbitkz

Të lidhura

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali
Aktualitet

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës...

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri
Aktualitet

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Një zbulim i jashtëzakonshëm që pritet të ndikojë në rishkrimin e historisë arkeologjike të Europës është bërë në brigjet shqiptare...

18:57 27/06/2025
Para
Horoskopi sot: 30 Maj 2025

Horoskopi sot: 6 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

Zbulim historik në liqenin e Ohrit/ Vendbanimi më i vjetër në Europë gjendet në Shqipëri

18:57 27/06/2025
Elbasan/ Tentoi të vrasë 26-vjeçarin, arrestohet autori

Shpërthen bombola e gazit në Ishull Shëngjin, plagoset një grua

18:32 27/06/2025
Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

Vatër e re e murtajës së bagëtive në Libohovë

18:22 27/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.