Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar në Bashkinë e Lushnjes mëngjesin e sotëm.
Mësohet se nga shpërthimi ka mbetur i plagosur kryebashkiaku Fatos Tushe.
Ai është transportuar me urgjencë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit.
Fatos Tushe në zgjedhjet e 30 qershorit, fitoi mandatin e tretë për Bashkinë e Lushnjes.