Pas një shpërthimi të shkaktuar nga një rrjedhje gazi në Rusi, në qytetin Magnitogorsk, kanë vdekur 3 persona dhe 79 të tjerë konsiderohen të humbur.
Policia po punon për të lokalizuar personat e humbur.
Zëvëndësguvernatori i rajonit të Chelyabinsk, tha se vetëm 3 persona kanë arritur të shpëtohen nga gërmadhat.
‘Tre persona kanë arritur të shpëtohen nga gërmadhat dhe tre të tjerë kanë vdekur. Fati i 79 personave nuk është akoma i qartë’,- tha Oleg Klimov.
Ai sqaroi se rasti po hetohet dhe shërbimet e Policisë po merren me gjetjen e personave të humbur.
Burimi: Balkanweb