Mësohet se një punonjëse e Gjykatës së Beratit, ka rezultuar pozitive me koronavirus.
Për shkak të saj, të gjithë punonjësit e Gjykatës së Beratit janë karantinuar, e si pasojë institucioni është mbyllur dhe nuk kryen më funksionin e tij deri në një moment të dytë.
Tashmë Gjykata e Beratit e ka reduktuar punën në maksimum dhe do të funksionojë vetëm për masat e arrestit dhe seancat urgjente.