Një 17-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë ditën e sotme, pas një aksidenti që ndodhi në shtëpinë e tij, ndërsa luante me bombulën e oksigjenit. Bëhet me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 19:00 në fshatin Radostinë. Mësohet se i riu ka pësuar djegie në pjesën më të madhe të trupit. Pasi mori trajtimin e parë në spitalin Rajonal të Fierit, i riu është nisur me urgjencë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. Mësohet se 17-vjeçari ka qenë duke luajtur në oborrin e shtëpisë, ndërsa në rrethana ende të paqarta ka shpërthyer bombola.
Burime zyrtare nga policia e Fierit bënë me dije se shtetasi me inicialet E. F., dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombol oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Sot rreth orës 19:00, në fshatin Radostinë, shtetasi E. F., 17 vjeç, dyshohet se duke luajtur në banesën e tij, është djegur aksidentalisht me një bombul oksigjeni, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.