Një banesë në qytetin e Vlorës u përfshi nga flakët pas një shpërthimi të shkaktuar nga një bombul gazi.
Ngjarja ndodhi pasditen e së martës në një apartament të një pallati në lagjen “Pavarësia”.
Fatmirësisht, nuk ka persona të lënduar, por dëmet materiale janë të konsiderueshme. Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, zjarri u izolua brenda pak minutash, duke parandaluar përhapjen e tij në banesat e tjera të pallatit.
Ndërkohë, autoritetet po hetojnë shkaqet e shpërthimit, ndërsa banorët e zonës u alarmuan nga flakët dhe zhurma e fortë e incidentit.