Dy persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një bombole gazi në Tiranë. Mësohet se forcat zjarrfikëse kanë reaguar menjëherë duke ndërhyrë dhe shpëtuar dy personat që ndodheshin në banesë, një prej tyre i paralizuar. Gjithashtu zjarrfikësit kanë bërë të mundur edhe evakuimin e banorëve të pallatit për të mos rrezikuar asfiksi. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ali Kelmendi”, në kryeqytet. Si pasojë e shpërthimit të bombolës së gazit kanë mbetur të plagosur nënë e bir me inicialet Z.Sh., dhe R.Sh. “Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombol gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Gjithashtu në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i plotë i Policisë
Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.