Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Gramshit.
Një sobë druri me benzinë, teksa po e ndiznin, ka marrë flakë.
Si pasojë janë plagosur shtetasit A.H., 45 vjeç, A.P., 48 vjeç, dhe E.H., 28 vjeç.
Bëhet me dije se ata janë transportuar në Spitalin e Traumës për një mjekim më të specializuar.
Sipas informacioneve paraprake ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana tjetër, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.