Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkelja e Fair Play Financiar, ‘dridhet’ Man. City

00:17 13/09/2024
Reading Time: 2 min lexim

Klubi i Manchester Cityt do të dalë përpara një komisioni të pavarur të hënën më 16 shtator për shkeljet e pretenduara të Fair Play-it Financiar. Pas një hetimi të nisur që nga viti 2018, ‘Cityzens’ akuzohen nga Federata Britanike e Futbollit për 115 shkelje, të cilat i referohen një periudhe 10-vjeçare. Në fakt, FA akuzon kompaninë në pronësi të Sheikh Mansur bin Zayd Al Nahyan për shkelje sistematike dhe të përsëritur të rregullave të vendosura nga UEFA, me më shumë se njëqind raste nën hetim. Për nëntë vjet, nga viti 2009 deri në 2018, City dyshohet se iu shmang rregulloreve të shpenzimeve duke mos dhënë informacion të saktë në lidhje me operacionet e tij.

Sipas shtypit anglez, gjyqi ndaj ‘Qytetarëve’ do të zgjasë dy muaj e gjysmë dhe dënimi duhet të mbërrijë në fillim të vitit 2025 (kujtojmë se vitin e kaluar, për shkelje të Fair Play Financiar, Premier League sanksionoi Evertonin me – 8 pikë dhe Nottingham Forest me -4).

Teorikisht, nëse do të vërtetoheshin akuzat më të rënda, City rrezikon të bjerë nga kategoria. Shkeljet e supozuara, siç u përmendën, përfshijnë mosdhënien e informacionit të saktë financiar për nëntë sezone, detaje jo të plota të shpërblimit të ish-menaxherit Roberto Mancini gjatë katër sezoneve që ai ishte në klub nga 2009 deri në 2013 dhe detaje jo të plota gjithashtu të shpërblimit të lojtarëve, duke përfshirë ish-mesfushorin Yaya Touré, për gjashtë sezone nga 2010/11 deri në 2015/16.

Klubi, nga ana e tij, gjithmonë ka mohuar çdo akuzë dhe ka pretenduar se ka në posedim “prova të pakundërshtueshme” që do ta shfajësojnë atë. Kompania ka punësuar Lord Pannick KC për të udhëhequr mbrojtjen kundër akuzave.

FA nisi një hetim për Cityn në vitin 2018 pas publikimit të dokumenteve të Football Leaks nga gazeta gjermane Der Spiegel, duke përfshirë kopjet e kontratës së Mancini, marrëveshjet për të drejtat e imazhit që përfshinin agjentin e Touré dhe e-maile të shumta që sugjeronin se pronarët e Cityt paguanin drejtpërdrejt paratë që duhej të kishin ardhur nga marrëveshjet e sponsorizimit. Nëse nuk i hiqen pikë, City rrezikon një gjobë prej jo më pak se 415 milionë euro.

 

Etiketa: denimifutbollGuardiolaManchester CityPremier Leagueuefa

Të tjera

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking
Bota

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Një sulm i përgjakshëm dhe i planifikuar me kujdes ka tronditur sërish Shtetet e Bashkuara. Në një nga skenat më...

22:32 27/08/2025
“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive
Aktualitet

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

Republika e Shqipërisë duket se është kthyer në republikën e mesazheve dhe qokave, ku ligjet dhe rregullat vlejnë vetëm për...

19:53 27/08/2025
Para
Horoskopi ditor: 10 Shtator 2024

Horoskopi ditor 13 Shtator 2024

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

Masakër në shkollë në SHBA: 2 fëmijë të vrarë, 17 të plagosur, autori qëllon me 3 armë dhe vetëvritet në parking

22:32 27/08/2025
“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

“Shtetësia me WhatsApp”/ Rama i jep pasaportën shqiptare Edon Zhegrovës me mesazh, ndërsa të tjerët mbeten peng i burokracive

19:53 27/08/2025
Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

Avionët zjarrfikës të Ramës, vetëm propagandë: Sot paguajmë qindra milionë për zjarret që 10 mln do t’i kishin shuar në orët e para

19:00 27/08/2025
Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

Motra e Marjola Nakolecit merr kujdestarinë e 4 fëmijëve pas tragjedisë në Volos

18:16 27/08/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.