Policia ka ndëshkuar administratorët e njësive tregtare, të cilët vijonin aktivitetin, në shkelje të Aktit Normativ të qeverisë, si dhe ata që fshehin të ardhurat.
Si rezultat, i është pezulluar me 6 muaj aktiviteti një një berberi me iniciale N.K. në lagjen nr.12 në Durrës, i cili e kishte hapur biznesin për herë të dytë.
Në Tiranë, specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik, proceduan E.H. dhe D.K. për për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.
Në Elbasan në lagjen “Aqif Pasha”, është proceduar penalisht Z. Ç., pasi mbante të hapur lokalin, brenda të cilit u gjetën disa persona.
Po në këtë qytet u procedua edhe D.P., pasi u kap duke ushtruar aktivitetin pa licencë.
Njoftimi i policisë
Vijojnë kontrollet në të gjithë territorin, për ndëshkimin e administratorëve të lokaleve dhe të njësive të tjera tregtare që vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin në kundërshtim me Aktin Normativ, si dhe të atyre që përfitojnë duke fshehur të ardhurat, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19. Procedohen dhe administrativisht penalisht 5 shtetas. Në këtë kuadër, në Durrës, shërbimet e Policisë, gjatë monitorimit për zbatimin e masave kufizuese nga subjektet të cilëve nuk u lejohet të ushtrojnë aktivitetin, sipas Aktit Normativ, neni 3, pika 7, kanë konstatuar për herë të dytë në lagjen 12, Durrës, shtetasin N. K., i cili ushtronte aktivitetin në kundërshtim me këtë Akt. Ky shtetas ishte konstatuar nga Patrulla e Përgjithshme edhe më datë 7 prill, duke ushtruar aktivitetin e berberit në mënyrë të paligjshme. Nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Durrës u mor masa e pezullimit të aktivitetit për 6 muaj.
Në Tiranë, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit E. H. dhe D. K., të dy banues në Tiranë, për veprat penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”. Këta shtetas janë proceduar penalisht, pasi në rrugën “Myslym Shyri“, shtetasi E. H. është kapur nga shërbimet e Policisë duke tregtuar maska dhe doreza pa faturë tatimore, të cilat ia kishte dhënë për t’i shitur shtetasit D. K.
Ndërkohë, në Elbasan është proceduar penalisht, për veprat penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Fshehja e të ardhurave”, shtetasi Z. Ç., banues në Elbasan, pasi në lagjen “Aqif Pasha”, shërbimet e Policisë gjatë kontrollit konstatuan të hapur lokalin “Bar-Kafe” dhe brenda u gjetën disa persona që pinin kafe. Po në Elbasan është proceduar penalisht dhe administrativisht shtetasi D. P., banues në Elbasan, pasi u kap duke ushtruar i papajisur me licencë, aktivitetin në lokalin e tij ”Bar-Kafe”. Policia e Shetit apelon për të gjithë administratorët e lokaleve që t’i mbajnë mbyllur lokalet e tyre, në zbatim të Aktit Normativ të datës 15.03.2020, pasi në të kundërt do përballen me ligjin.