Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shkarkohet nga detyra kryeprokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj: Vettingu, gjueti shtrigash!

17:36 27/04/2022
Reading Time: 4 min lexim

Pasditen e sotme, Komisioni i Posaçëm i Apelimit ka vendosur unanimisht për shkarkimin e kryeprokurores Elisabeta Imeraj nga detyra me pretendimin se nuk justifikonte pasurinë dhe kishte shkelje të karakterit profesional. Drejtuesja e trupës gjykuese, Ina Rama tha se Imeraj nuk justifikon pasurinë, duke shtuar se subjekti ka mohuar faktet për ish- kunatin, duke treguar jo korrektësi. Ndërsa jashtë për mediat, vetë Imeraj tha se kurrë në jetën e saj nuk ka pasur as në pronësi dhe as në bashkëpronësi pasuri.

Ndërkohë që shton se shkarkimi i saj nga detyra ka ardhur me urdhër të dikujt, por nuk ka përmendur asnjë emër dhe nuk ka lënë që të kuptohet asgjë. Përveç faktit se premtoi që me të siguruar prova dhe fakte do t’i bënte publike. Por gjthashtu nuk harroi që të shtonte se vendimin do ta ankimonte në Gjykatën e Strasburgut, pasi sipas saj, Vettingu nga proces që supozohet që të reformonte sistemin e drejtësisë, në fakt është kthyer në gjueti shtrigash.

Procesi ndaj saj nisi një javë më parë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit ku u zhvillua seanca që palët dhanë konkluzionet përfundimtare, e vetë kryeprokurorja e Tiranës kërkoi që të mos përjashtohej nga sistemi i drejtësisë, duke shtuar se duhet që të lihet në fuqi vendimi i KPK që e konfirmoi në detyrë, ndërsa nga ana tjetër Komisioneri Publik, Florian Ballhysa, në raportin e tij kërkoi shkarkimin e saj me argumentin se nuk plotëson asnjë nga tre kriteret e Vetting; pasurinë, integritetin e figurës dhe atë profesional.

Në arsyetimin e tij, Komisioneri Publik tha se nga viti 2004 deri në vitin 2016 s’ka deklaruar asnjë pasuri që lidhet prej regjimit martesor, ndërsa Imeraj ngul këmbë se nuk ka pasur asnjë pronë në bashkëpronësi. Gjithashtu subjekti nuk provoi ekzistencën e fondeve 80 mijë euro. Për pasurinë apartament 66 metra katrorë në rrugën Kristaq Mema, subjekti gjendet në deklarim të pasaktë. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore është krijuar pamundësi objektive për institucionet e rivlerësimit për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre.

Nga ana tjetër, KPK doli në përfundimin se subjekti i rivlerësimit nuk kishte figurë të pastër, por nga aspekti professional nuk kishte asnjë problem. Megjithatë sot, KPA gjen të bazuar shkaqet e ankimit të Komisionerit, duke shtuar dhe ankesat e bëra nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, e i dërguari në Shqipëri, Theo Jacobs.

Pjesë nga argumentet e KPA:

Në emër të Republikës trupi gjukues i përbërë nga Ina Rama, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo mori në shqyrtim cështjen për juridiksion me objekt ankimim e komisionit të pavarur të kualifikimit që i përket Elizabeta Imeraj. Trupi gjykues pasi shqyrtoi pretendimet, vëren në mënyrë të përmbledhur se:subjekti i është nënshtruar shqyrtimit ex oficio. KPK shqyrtoi shkresat dhe KPK shkalla e parë vendosi konfirmimin në detyrë. Ky përfundim i KPK bazohet në përfundimin e KPK se subjekti ka kryer deklarim të saktë te pasurisë. Për figurën KPK konstatoi se subjekti nuk ka figurë të pastër. Edhe për aftësitë profesionale KPK nuk konstatoi probleme. Në 9.6.2021 tre vëzhgues të ONM paraqitën pranë komisionerit sygjerim për ankim dhe komisioneri paraqiti ankesë. Trupi i KPA pasi analizoi parasqyrimet e subjektit dhe pasi shqyrtoi provat shkresore arriti në përfundimin e mëposhtëm: Për pasuritë për rregjimin e pasurive të ndara, subjekti nuk ka dëshmuar pasuri me rregjim pasurie të ndarë me ish bashkëshortin. Ky kobkluzion del se nuk është pasqyruar as në aktin e martesës dhe as në deklaratën vetting. Trupi gjykues vlerëson se kjo nuk përbën rrethanë për vlerësimin e pasurisë. Sa i përket 5 pasurive nga personi subjekt dhe personi i lidhur për sipërfaqen prej 2500 m2 gjendet në mungesë. Gjithashtu subjekti nuk provoi ekzistencën e fondeve 80 mijë euro. Për pasurinë apartament 66 metra katrorë në rrugën Kristaq Mema, subjekti gjendet në deklarim të pasaktë. Si pasojë e deklarimeve kontradiktore është krijuar pamundësi objektive për institucionet e rivlerësimit për të kontrolluar ligjshmërinë e tyre. KPA gjen të bazuar shkaqet e ankimit të komisionerit. Për kontrollin e figurës KPA merr në konsideratë mungesë vullneti për të përshkruar rrethanat për ish-kunatin. Për aftësirë profesionale rezulton mangësi. Për këto arsye KPA vlerëson se sjellja e subjektit gjatë procesit është në kundërshtim. Kolegji në vlerësim të 3 kritereve të rivlerësimit arriti në përfundimin se subjekti gjendet në kushtet e cënimit të besimit të publikut. KPA vendps se vendimi i KPK duhet të ndryshohet dhe të shkarkohet

Elisabeta Imeraj përfundoi Shkollën e Magjistraturës në vitin 2005 dhe punoi për 13 vite si prokurore në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Në gusht 2018, ajo u komandua si drejtuese e Prokurorisë së Tiranës pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Në karrierën e saj, magjistratja numëron një sërë dosjes “të nxehta”, ku ndër to është edhe dosja e bujshme e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para
Berisha në takim me pedagogët: Arsimi i lartë, “shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj

Berisha në takim me pedagogët: Arsimi i lartë, “shpatë” për të përjashtuar mijëra të rinj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.