Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shifra alarmante infektimesh, zyrtari i Shtëpisë së Bardhë për “VOA”: Këtë javë dërgojmë vaksina anti-Covid në Kosovë

12:56 19/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Kosova prej disa ditësh ka arritur shifra rekord infektimesh me Coronavirus, gjë e cila ka shkaktuar një debat dhe në vendet e tjera pasi rrezikohen të preken nga levizja e shpeshtë e emigrantëve.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë ku ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara po dërgojnë këtë javë në Kosovë një kontingjent vaksinash kundër COVID-19.

Ai tha se vaksinat dërgohen përmes programit COVAX dhe janë pjesë e angazhimit të Shteteve të Bashkuara për të luajtur një rol udhëheqës në luftën për t’i dhënë fund pandemisë kudo në botë.

Dozat për Kosovën janë pjesë e një blerjeje prej gjysmë miliardi të vaksinës Pfizer të siguruar nga presidenti Joe Biden, në fillim të kësaj vere.

Zyrtari tha se ekipet shkencore dhe autoritetet ligjore të të dyja vendeve kanë punuar së bashku për të siguruar shpërndarjen e shpejtë dhe efektive të vaksinave në Kosovë.

“Ne jemi krenarë që jemi në gjendje t’i dorëzojmë këto vaksina të sigurta dhe efektive për njerëzit e Kosovës. Ne po i ndajmë këto doza jo për të siguruar favore ose për të nxjerrë koncesione. Vaksinat tona nuk vijnë me prapavijë. Ne po e bëjmë këtë me synimin e vetëm – për të shpëtuar jetë”, tha ai.

Shtetet e Bashkuara, tha zyrtari i Shtëpisë së Bardhë, po udhëheqin botën në një strategji globale të vaksinave “sepse është gjëja e duhur për të bërë. Është gjëja e duhur moralisht, gjëja e duhur nga një perspektivë globale e shëndetit publik, dhe e drejtë për sigurinë dhe mirëqenien tonë kolektive”.

Administrata Biden-Harris, tha ai, e ka të qartë se për t’i dhënë fund kësaj pandemie kërkohet eliminimi i saj në gjithë botën.

Përveç 2 miliardë dollarëve të dhuruar për programin COVAX, qeveria amerikane ka blerë 500 milionë vaksina Pfizer-BioNTech për t’i shpërndarë ato gjatë gjithë vitit në Unionin Afrikan dhe 92 vende me të ardhura të ulëta. Kjo përfaqëson blerjen dhe dhurimin më të madh ndonjëherë të vaksinave nga një vend i vetëm dhe një angazhim nga populli amerikan për të ndihmuar në mbrojtjen e njerëzve në të gjithë botën nga COVID-19.

Njoftimi për dërgimin e vaksinave në Kosovë ndodhë në një periudhë kur vendi po përballet me një situatë të rënduar me pandeminë e COVID-19.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Zëri i Amerikës, vetëm gjatë 18 ditëve të muajit gusht janë regjistruar 12 mijë e 276 raste të reja të të prekurve nga COVID-19, që paraqet numër shumë më të lartë se sa tre muajt paraprak së bashku.

Vetëm të mërkurën autoritetet në Kosovë konfirmuan 2 mijë e 110 raste të reja të të prekurve nga COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 622 mijë doza, ndërsa 215 mijë qytetarë janë vaksinuar edhe me dozën e dytë./VOA

Etiketa: shbavaksina anti-covid ne Kosove

Të lidhura

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së
Bota

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

Bashkimi Evropian ka dalë në mbështetje të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, pas vendimit të administratës amerikane për të sanksionuar katër gjyqtarë...

18:40 06/06/2025
I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg
Bota

I preu kokën dhe i dogji trupin, vrasësi i eskortës rumune sulmohet në burg

Vasile Frumuzache, 32-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Denisa Maria Adas dhe i dyshuar për një tjetër krim të rëndë...

17:49 06/06/2025
Para
Pas Tiranës dhe Durrësit edhe Berati fillon përgatitjet për strehimin e afganëve

Pas Tiranës dhe Durrësit edhe Berati fillon përgatitjet për strehimin e afganëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.