Gjykata Kushtetuese në Austri ditën e sotme ka shfuqizuar ligjin i cili ndalonte mbajtjen e shamive në shkollat fillore. Ndër të tjera, Gjykata tha se ky ndalim rrezikonte të kufizonte aksesin e vajzave myslimane në arsim.
Kreu i Gjykatës Kushtetuese shtoi se ndalimi shkel barazinë, të drejtën për lirinë e mendimit, botëkuptimit dhe fesë.
Ky vendim vjen pasi dy fëmijë dhe prindërit e tyre apeluan kundër ligjit, duke argumentuar se ligji ishte i vlefshëm vetëm për shamitë që mbulojnë të gjithë kokën, por jo për mbulesat më të vogla fetare të kokës të vendosura nga studentë vëzhgues hebrenj ose Sik.