Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shfrytëzimi seksualisht i të miturve/ Avokati i Popullit kërkon ndryshimin e ligjit

15:48 26/01/2024
Reading Time: 3 min lexim

Pas rasteve të vazhdueshme të shfrytëzimit seksual ndaj të miturve, ka ardhur reagimi i Avokatit të Popullit, i cili kërkon ndryshime në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë.

Ky institucion publik ka rekomanduar heqjen e të gjitha përjashtimeve ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të miturit.

Aktualisht në Neni 7 te Kodi i Familjes parashikohet: “Martesa mund të lidhet ndërmjet një burri dhe një gruaje që kanë mbushur moshën 18 vjeç. “Gjykata e vendit ku lidhet martesa, për shkaqe me rëndësi, mund të lejojë martesën edhe përpara kësaj moshe”.

Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eliminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave.

Avokati i Popullit i kujton shtetit se është përgjegjës për të garantuar një mjedis të sigurt dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre.

Reagimi i Avokatit të Popullit:

Avokati i Popullit, në ushtrim të mandatit të tij kushtetues, ka ndërmarrë një qëndrim proaktiv duke nisur me iniciativë hetimin e rastit të rëndë të denoncuar në media, ku mjeku D.H. dyshohet të ketë kryer veprat penale të “Pornografisë” dhe “Trafikimit të të miturve”, ndaj një 16 vjeçareje me të cilën ai pretendon se ka lidhur një “martesë” në xhami.

Nëpërmjet këtij komunikimi, Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendje rekomandimet dhe propozimet e tij të mëparshme për mbrojtjen e fëmijëve nga martesat e hershme dhe shfrytëzimi seksual.

Duke i vlerësuar të domosdoshme përmirësimet e mëtejshme të kuadrit normativ, Avokati i Popullit ka theksuar se mbrojtja e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimi seksual është e domosdoshme për sigurinë dhe zhvillimin e tyre të shëndetshëm.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit ka rekomanduar ndryshime ligjore në Kodin e Familjes dhe Kodin Penal për të hequr të gjitha përjashtimet ligjore që lejojnë martesat nën 18 vjeç apo abuzimit me të mitur.

Ndërsa e konsideron ngjarjen alarmante për të drejtat e të miturave, Avokati i Popullit ka evidentuar rëndësinë e harmonizimit të legjislacionit vendas me Konventën e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Fëmijëve dhe Konventën për Eleminimin e të gjitha Formave të Diskriminimit ndaj Grave. Rekomandimet konkrete të Avokatit të Popullit për të përmirësuar mbrojtjen e fëmijëve do të integrohen në ndryshimet e Kodit Penal, veçanërisht në seksionin “Krime seksuale me të mitur”.

Ministria e Drejtësisë i ka vlerësuar këto rekomandime në ndërmarrjen e hapave konkrete në përmirësimin e legjislacionit, për të garantuar që mosha minimale për martesë të jetë 18 vjeç.

Avokati i Popullit kujton detyrimin e shtetit dhe institucioneve për të garantuar një mjedis të sigurtë dhe për të edukuar fëmijët mbi të drejtat e tyre. Avokati i Popullit përcjell një apel të fortë për hetimin objektiv të rastit dhe ndëshkimin e autorit të mundshëm.

Nga ana tjetër, Avokati i Popullit, duke shprehur shqetësimin e thellë për rastin dhe ndikimin e madh të tij në debatin shoqëror, inkurajon një reflektim të kujdesshëm, duke theksuar se provokimi i një diskursi të tejkaluar dhe të tensionuar nga të gjitha palët, mund të kthehet në një pengesë për një dialog të shëndetshëm dhe konstruktiv.

Një qasje e moderuar e të gjithë aktorëve është më e dobishme për të gjetur zgjidhje, pa e shtuar tensionin, por duke patur në qendër të vëmendjes të drejtat dhe sigurinë e fëmijëve do të kontribuonte në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme.

Gjithashtu, Avokati i Popullit vlerëson nevojën për nisjen e një fushate të gjerë sensibilizuese në shoqëri për të parandaluar raste të tilla shqetësuese dhe për të mbrojtur të drejtat e fëmijëve në vend.

Përsa më sipër, Avokati i Popullit angazhohet se do të vijojë të shfaqi një rol dhe kontribut të vazhdueshëm për të garantuar një mjedis ligjor dhe shoqëror më të mbrojtur dhe të drejtë.

Etiketa: Avokati i Popullitfemijet e abuzuarmartesat nen 18 vjec

Të lidhura

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike
Aktualitet

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Edhe pse kishin bërë thirrje partive politike dhe kandidatëve që të respektojnë parimet themelore të lirisë së medias, transparencës dhe...

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Energjia nën hetim nga SPAK? Pas drejtorit të KESH “dorëhiqet” dhe kreu i FSHU

Energjia nën hetim nga SPAK? Pas drejtorit të KESH “dorëhiqet” dhe kreu i FSHU

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

Partitë dhe kandidatët nuk respektuan lirinë dhe transparencën mediatike

18:06 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

18:02 14/05/2025
Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

Degët klasike në rënie, eksperti Muça: Studentët ndjekin tregun, jo pasionin

17:35 14/05/2025
Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Zgjedhjet e 11 majit, si paraqitet rezultati i deritanishëm në rang kombëtar

17:16 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.