Ditën e sotme kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit dy persona, pasi janë konfliktuar me një punëtor të një pike karburanti në qytet.
Dyshohet se sherri mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta. Bëhte fjalë për shtetasin G.H, 42 vejç, shtetasin H.GJ, 46 vjeç dhe punonjësi i karburartit i cili është 62 vjeç.
Sakaq, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 13:45, në një karburant në lagjen nr. 17/1 , dyshohet se për motive të dobëta, shtetasit G. H.,42 vjeç dhe H. Gj., 46 vjeç, janë konfliktuar fizikisht me punëtorin e këtij karburanti, shtetasin S. P., 62 vjeç.