Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama prezantoi në qytetin e Lezhës, nismën për bashkëqeverisjen. Rama theksoi se duke nisur nga viti 2022 nuk do të ketë më sportele të hapura e të gjitha shërbimet do të kryhen nëpërmjet platformave online.
Ai paralajmëroi sanksione financiare për përgjegjësit e sektorëve përkatës, të cilët do të vonojnë qëllimisht përgjigjet për qytetarët.
“Ajo që është e rëndësishme sot që qytetarët të informohen është fakti që në ligjin e ri jo vetëm që sanskionohen të gjitha detyrimet e qeverisë, për t’ju dhënë përgjigje në kohë reale, e për t’ju zgjidhur ato probleme që janë në krahun e qytetarëve, atyre që ankimojnë, por ligji ka dhe një mekanizëm tjetër sanksionesh financiare për ato q janë përgjegjës për mos zgjidhjen e problemeve të qytetarëve. Unë jam optimist, se siç ndodhi me lejet për autorizimet në periudhën e karantinës, ku të gjithë shqiptarët e shfrytëzuan eAlbanian e ne patëm mundësi të mos vëmë në rrezik jetët e njerëzve në atë moment kulmor.
Ashtu duhet të ndodhi me shërbimet për ankesat, vonesat, për të cilat qytetarët duhet të ankohen drejtpërdrejt e të mos humbasin kohë duke kërkuar miq e të njohur. Nga ana tjetër po kështu së bashku me këtë platformë duam të aplikojmë një risi tjetër të mandatit të tretë që është kalimi i të gjitha shërbimeve drejtpërdrejt në smartphonin tuaj. Që nga certifikata familjare e deri te siguracionet e pagesat e taksave të bëhen pa dalë nga shtëpia fare. Janë disa shërbime që nuk bëhen në mënyrë të digjitalizuar, që nga marrja e kartës i identitetit. 95% e shërbimeve janë pa nevojën e prezencës fizike dhe është gjynah që tani që kemi në dorë këtë makineri që kemi investuar punë të madhe, para, një kohë të gjatë, të mos e shfrytëzosh e të vazhdosh në rrugën e radhave, stresit, marrëdhënieve që ta rrisin edhe më shumë stresin nga sjellja e njerëzve.
Sot është e thjeshtë, sistemi ka kapacitetin që të ndjekë kërkesën tënde, nuk varet nga një person. Kostoja për shumë qytetarë, për ne si qeveri, për shoqërinë e ryshfetit, e marrjes nëpër këmbë nga një zyrtarë e vonesës të vazhdojë të jetë prezente për aq kohë sa nuk duhet ta kemi problem. Madje sot një pjesë e shërbimeve, si përshembull dëshmia e penaliteit ka qenë një tmerr i vërtetë. Ajo letër duhet në shumë raste kur bën një kërkesë apo do të marrësh një autorizim. Sot kjo dëshmi jo vetëm aplikohet, por edhe merret në telefon. Sot aplikimi mund të bëhet nga shtëpia. Është një punë e jashtëzakonshme që të gjitha letrat e hartat të futen në sistem digjital e askush të mos fusë duart se do të bëhet me një teknologji të avancuar. Duhet hipoteka dhe ajo nuk do të vijë brenda sekondit.
Në 2022 do i mbyllim të gjitha sportelet, nuk do të ketë më. Siç na erdhi pandemia që nuk na pyeti e të gjithë praktikisht shfrytëzuan eAlbanian. Është fatkeqësi që ndërkohë që kemi këtë mekanizëm të presim dhe kosto. Ne do të bëjmë të mundur që në të gjitha rastet has problem me shërbimin ke platformën Shqipëria që duam e ku përcjell ankesën. Janë me qindra njerëz që janë aty duke u marrë me kërkesën tënde sipas fushave, sistemi i ri i shërbimit është i tillë që në mënyrë kompjuterike nxjerr me shenjë të kuqe të gjitha raset kur qytetarët kanë aplikuar dhe afati është shkelur. Në atë moment titullari, ministri, qeveria e marrin vesh që qytetari X, nga fshati Y, i është shkelur afati. Në atë moment nis procedura e hetimit. Elementi mbështetës, qoftë i shërbimeve, qoftë i platformës është njësia anti-korrupsion që kemi bërë. Ky është një revolucion. Vendet që ne shohim me zili, si Gjermania, Franca, Evropa e kanë ngritur administratën. Kanë nga 150 apo 400 vite dhe të ndërtosh një administratë funksionale do shumë kohë. Duke qenë se morëm detyrën në qeveri në 2013 që teknologjia ishte në dispozicion, ajo të jep mundësi që të kapërcesh malin e pa kapërcyeshëm.
Edhe SHBA-të kanë sistemin e letrave nga populli. Nëse ato kanë stafe me dhjetëra njerëz, një pjesë e madhe merren me letrat nga populli, ato janë ankesa që lidhen me shtetin e që do të thotë që edhe në shtetet më të sofistikuara demokracia është demokraci, problemet janë probleme. Me këtë sistem bëjmë inovacion shumë të madh. Çështja është ta përdorim. Ky sistem është në një sfidë me tradicionalitetin dhe inercinë që jeni mësuar. Ndërmarrjet humbin shumë kohë. Ne në qeveri, një nga gjërat e para që kemi bërë ka qenë optimizmi i shkëmbimit të dokumenteve pa letra, me pc. Ajo që çoni me telefon nuk i shkon një personi siç është kur shkon në një sportel. Kur aplikimin e çon me PC, aty ka disa drejtime ku shkohet, është personi që duhet të merret, është titulluari i ministrisë përkatëse, është edhe titullari i madh në Tiranë, edhe sistemi vetë”, tha Rama.