Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Shembet akoma pa përfunduar tuneli Kardhiq-Delvinë, nuk shterojnë skandalet e kompanisë së famshme të tenderave

17:34 11/12/2021
Reading Time: 3 min lexim

 Projekti i tunelit Kardhiq- Delvinë,  36.5 km ka qenë  planifikuar që në vitin 2007. Ai do të reduktonte distancën Tiranë-Sarandë në më pak se 3 orë udhëtim.

Tuneli pretendohej t’i shërbente banorëve të zonës si dhe interesave të zhvillimit të turizmit. Tuneli i Skërficës, pra ai Kardhiq-Delvinë,  me gjatësi 1316 metra është një nyje lidhëse e rrugës strategjike Kardhiq-Delvinë, për zhvillimin e turizmit në bregdetin e jugut dhe Sarandës.

Tenderi për tunelin Kardhiq-Delvinë është hapur që në muajin prill të vitit 2019, ku në garë u paraqitën 6 ofertra.

Më 17 qershor, Autoriteti Rrugor Shqiptar skualifikoi 5 ofertat më të ulëta dhe shpalli fitues bashkimin e kompanive ku bënte pjesë “Sulova”. Ky grup kishte dhënë ofertën më të lartë, atë të 18.9 milionë eurove.

Por “Gjoka Konstruksion” u ankua në KPP (Komisionin e Prokurimit Publik) dhe më 9 korrik vendimi u mor në favor të saj.  Si rezultat, tenderi i ndërtimit të tunelit iu dha kompanisë “Gjoka Konstruksion”.

Tuneli i Skërficës, pjesë e aksit të ri rrugor Kardhiq-Delvinë, është hapur plotësisht  në muajin gusht të këtij viti pas përfundimit të gërmimeve në të gjithë gjatësinë e tij. Ndërkohë që që punimet për elementë të tjerë të nevojshëm të kësaj rruge, vazhduan.

Por ndërkohë që akoma nuk kishin përfunduar plotësisht punimet, ndodh shembja e pjesës hyrëse të tunelit Kardhiq Delvinë.

Dalja e tunelit të Skërficës, në anën e Delvinës, pjesë e rrugës Kardhiq-Delvinë është mbuluar nga dherat dhe gurët për shkak të një shembjeje të regjistruar pasditen e djeshme.

Shembja e tunelit Kardhiq-Delvinë, për të cilin është propaganduar vazhdimisht evidenton cilësinë e punës së “Gjoka Konstruksion”, kompanisë që luftoi “me shpirt” për të marrë tenderin.

Në fakt, kompania “Gjoka Konstruksion” nuk është një emër i padëgjuar, pasi ka pasur vazhdimisht skandale me tenderat e fituara nga ajo.

Kujtojmë që “Gjoka konstruksion” mori në koncesion ndërtimin e “Rrugës së Arbrit” për 225 milionë euro.

Punimet e marra përsipër nga “Gjoka Konstruksion” nuk përfunduan në kohë sipas kontratës. Para një viti kompania i paraqiti si të përfunduara në segmentin Zall Bastar- dalje Ura e Vashës dhe mori paratë, por pas inspektimit, u evidentua se puna nuk kishte mbaruar.

Autoriteti Rrugor Shqiptar, në cilësinë e autoritetit kontraktor,  bëri verifikimet e nevojshme për kompaninë “Gjoka Konstruksion” dhe  zbuloi te dhënat e rreme për punët e kryera prej saj në “Rrugen e Arbrit”.

Në datën 12 shtator, ARRSH i kërkoi Agjencisë së Prokurimit Publik nisjen e një procedure hetimi administrativ për kompaninë e ndërtimit “Gjoka Konstruksion”.

Kompania duhet të siguronte paratë, të ndërtonte rrugën dhe më pas shteti ta paguante, por në këtë rast nuk u zbatua kjo procedurë, pasi ajo mori gati 70 miliardë leke nga thesari i shtetit për punë të pa përfunduara.

Gjithashtu një shkelje tjetër e  kompanisë së “famshme të tenderave” është edhe bashkëpunimi para dy vitesh me kompaninë e djalit të pronarit të “Gjoka Konstruksion”.

Për të realizuar një pjesë të ndërtimeve në “përmirësimin, ndërtim operimin dhe mirëmbajtjen e rrugës së Arbrit” segmenti numër 3, Zall Bastar Dalje-Ura e Vashës si dhe segmenti Ura e Cerenecit- Bllatë, kompania “Gjoka konstruksion” me administrator Rrok Gjokën lidhi  para dy vitesh një kontratë nënkontraktore me shoqerinë e djalit të tij, “Gjoka 87”, me administrator Erind Gjokën, gjë e cila përbën një konflikt të hapur interesi.

Por përtej këtyre skandaleve përgjatë punimit të rrugës së Arbrit, vlen të përmendet që kjo e fundit po cilësohet si punimi me cilësinë më të dobët në infrastrukturë që është bërë deri më tani.

Jo pak herë kryeministri Rama ka ironizuar punimet e bëra nga paraardhësit e tij në qeveri ku një nga shprehjet më të famshme është dhe ajo “Rrugë të lëna rrugëve”. Por mesa duket e njëjta gjë ka ndodhur edhe me Rrugën e Arbrit, e cila u hap me 29 Nëntor, me rastin e festave të Pavarësisë.

Rruga e Arbërit, e cila është propaganduar kaq shumë, madje edhe përdorur si “as nën mëngë” për fushatën elektorale, tashmë i ka zhgënjyer qytetarët.

Akoma pa përfunduar plotësisht, në videot që qarkullojnë në rrjetet sociale evidentohen të çara në asfalt, duke rrezikuar edhe drejtuesit e automjeteve.

Mesa duket kompania “Gjoka Konstruksion”  punon më shumë për “fitimin” e tenderit sesa për projektin që duhet të përfundojë.

Ndërkohë që nuk do ishte e çuditshme që kompania në fjalë të “rrëmbejë” ndonjë projekt tjetër të rëndësishëm, ashtu sikurse ndodh rëndom në Shqipëri.

Të lidhura

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh
Aktualitet

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

Aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike të Thethit ka shkaktuar tension dhe kundërshtim të fortë nga...

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut
Bota

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia ka vendosur të pezullojë për tre muaj shqyrtimin e kërkesave për azil nga personat që mbërrijnë nga Afrika e...

19:28 09/07/2025
Para
Nuk kishin kohë më para? Pas 2 muajsh, kryhet eksperiment në vendin ku vdiqën 4 turistët rusë

Nuk kishin kohë më para? Pas 2 muajsh, kryhet eksperiment në vendin ku vdiqën 4 turistët rusë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

IKMT vijon aksionin në Theth, shembet objekti dy katësh

19:43 09/07/2025
Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

Greqia pezullon azilin për 3 muaj për emigrantët nga Afrika e Veriut

19:28 09/07/2025
E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

E goditi për vdekje 8 herë me thikë, Bujar Fandaj dënohet me burgim të përjetshëm

19:08 09/07/2025
Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

Thyen “arrestin shtëpiak” dhe tenton të përdhunojë fqinjen, në kërkim 55-vjeçari nga Elbasani

18:49 09/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.