Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA paralajmëron Phenianin: Do të ketë pasoja nëse furnizon me armë Rusinë

16:34 06/09/2023
Reading Time: 3 min lexim

Shtetet e Bashkuara u shprehën të shqetësuara mbi mundësinë që Koreja e Veriut të furnizojë me armë Rusinë, për agresionin që ka ndërmarrë ndaj Ukrainës, ndërsa po shtohen të dhënat se bisedimet mes dy vendeve mbi këtë çështje po përparojnë ndjeshëm.

Nënpresidentja Kamala Harris tha se një takim i mundshëm mes Presidentit Putin dhe udhëheqësit Kim Jong Un, gjatë këtij muaj, për të diskutuar rreth armëve, do të ishte një hap i pamenduar mirë.

Nën-presidentja Kamala Harris tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Associated Press se Uashingtoni po i ndjek me kujdes veprimet e Rusisë dhe Koresë së Veriut. Duke folur nga Idonezia, ku mori pjesë në takimin e nivelit të lartë të vendeve të Azisë Juglindore, zonja Harris tha se lëvizja e Moskës për t’iu drejtuar për bisedime Phenianit dëshmon dështimin e saj në agresionin ndaj Ukrainës.

“Çdo bashkëpunim mes Rusisë dhe Koresë së Veriut mbi furnizimin me armë të Moskës do të ishte një hap i pamenduar mirë. Në Konferencën e Mynihut deklarova në emër të Shteteve të Bashkuara se Rusia ka kryer krime kundër njerëzimit dhe se ç’do të thotë që një vend t’i japë armë një vendi që ka kryer krime kundër njerëzimit dhe çfarë pasojash do të kishte duke pasur parasysh se do të përdoreshin ndaj depove të grurit e më tej, lista është e gjatë.

Pra, është një veprim i nxituar dhe unë jam e shqetësuar për këtë. Ne jemi të shqetësuar për këtë. Do të vazhdojmë të mbikëqyrim situatën, natyrisht, për të mbajtur përgjegjëse Rusinë dhe Korenë e Veriut”.

Uashingtoni thotë se bisedimet për armët mes Rusisë dhe Koresë së Veriut po përparojnë në mënyrë aktive.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan paralajmëroi të martën udhëheqësin koreanoverior Kim Jong Un se vendi i tij do të paguajë një çmim për furnizimin e Rusisë me armë, që ajo do t’i përdorë në Ukrainë.

“Furnizimi i Rusisë me armë që t’i përdorë në luftë për të sulmuar depot e grurit dhe infrastrukturën e ngrohjes së qyteteve të mëdha, për ta ndihmuar atë në përpjekjet për të pushtuar territorin që i përket një kombi tjetër sovran do ketë pasoja për Korenë e Veriut. Ajo të paguajë një çmim për këtë në komunitetin ndërkombëtar”, u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Këshilltari i Sigurisë Kombëtare Jake Sullivan.

Kremlini refuzoi të martën të bënte komente mbi deklaratat e zyrtarëve amerikanë se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jon Un planifikon të udhëtojë drejt Rusisë këtë muaj për t’u takuar me Presidentin Putin dhe për të diskutuar për furnizimet me armë për Moskën.

Nëse ky udhëtim do të realizohet, do të ishte vizita e parë jashtë vendit e udhëheqësit korenaoverior dhe e para që nga nisja e pandemisë së koronavirusit.

Ministri i Mbrojtjes së Rusisë, Sergeiu Shoigu tha të hënën se dy vendet po diskutojnë mundësinë për të kryer stërvitje të përbashkët ushtarake./VOA/

Të tjera

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i shekullit të III me objekte personale brenda
Aktualitet

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i shekullit të III me objekte personale brenda

Një varr monumental i periudhës romake është zbuluar në fshatin Strikçan të Bulqizës, në zonën e njohur si “Fusha e...

18:50 01/09/2025
Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç
Aktualitet

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ka miratuar një ligj të ri që ndalon përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 16 vjeç, i...

16:12 01/09/2025
Para
Mbajini shënim/ Këto janë 5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut

Mbajini shënim/ Këto janë 5 ushqimet e duhura për pastrimin rrënjësor të gjakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i shekullit të III me objekte personale brenda

Zbulim i rrallë arkeologjik në Bulqizë: Varr monumental i shekullit të III me objekte personale brenda

18:50 01/09/2025
Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

Australia ndalon rrjetet sociale për fëmijët nën 16 vjeç

16:12 01/09/2025
“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran

“Më lidhën sytë, më çuan para vinçit dhe më thanë ‘ky është fati i spiunëve’”/ Gazetarja italiane Cecilia Sala rrëfen tmerrin e 21 ditëve burg në Iran

12:25 01/09/2025
Horoskopi sot, 13 shkurt 2023

Horoskopi: 1 shtator 2025

09:45 01/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.