Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA nuk dorëzohet: Do të gjejmë një mënyrë për të evakuar amerikanët e mbetur në Afganistan

08:19 06/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

Të dielën një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të gjejnë një mënyrë për të nxjerrë nga Afganistani amerikanët e mbetur atje, nëse ata duan të largohen. Por një ligjvënës i lartë republikan për çështjet me jashtë tha se kryengritësit talebanë po bëhen pengesë për futjen e amerikanëve në aeroportin e Kabulit.

Shefi i kabinetit i Shtëpisë së Bardhë Ron Klain tha për rrjetin televiziv CNN se zyrtarët amerikanë besojnë se rreth 100 amerikanë ndodhen ende në Afganistan që nga tërheqja përfundimtare e ushtrisë amerikane rreth një javë më parë. Më 30 gusht SHBA i dha fund luftës gati 20 vjeçare kundër terroristëve të al-Kaidës dhe talebanëve.

“Ne do të gjejmë mënyra për t’i nxjerrë ata nëse duan të largohen me gjasë përmes rifillimit të fluturimeve për në Katar”, tha zoti Klain. Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara do t’i vazhdojnë përpjekjet për të ndihmuar ata afganë që bashkëpunuan me trupat amerikane.

Por një ligjvënës kryesor i opozitës, Michael McCaul, republikani kryesor në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, tha për rrjetin televiziv Fox News se bazuar në njoftimet e agjencive amerikane të zbulimit numri i amerikanëve që vazhdojnë të jenë në Afganistan llogaritet në disa qindra. Sipas tij, që nga momenti që SHBA përfundoi misionin asnjë qytetar amerikan nuk është evakuuar nga Afganistani.“Talibanët po parashtrojnë kërkesa dhe nuk po lejojnë fluturimin e aeroplanëve”, tha zoti McCaul.

Ai tha se talebanët “po kërkojnë në këmbim”, njohjen e plotë të qeverisë së tyre nga ana e Uashingtonit.

“Ky nuk është një grup taleban i ri dhe i përmirësuar”, tha zoti McCaul, duke e krahasuar me sjelljen e tyre në 2001 kur SHBA-ja e rrëzoi nga pushteti grupin në fjalë, duke vënë në shënjestër terroristët e al-Kaidës të strehuar nga talebanët, përgjegjës për planifikimin e sulmeve të 11 shtatorit në SHBA ku si pasojë u vranë rreth 3,000 njerëz.

Ai tha se disa përkthyes afganë, të cilët ndihmuan trupat amerikane gjatë luftës, dhe po kërkojnë të largohen nga vendi, janë kthyer mbrapsht në aeroportin e Kabulit e janë detyruar të kthehen në shtëpi, për të parë se si ekzekutohen nga talebanët anëtarët e familjeve të tyre, disa me prerje kohe, përpara se vetë ata të pësojnë të njëjtin fat. Por zoti Mccaul nuk dha ndonjë shifër se për sa vetë bëhej fjalë.

“Unë kam thënë gjithmonë se Presidenti Joe Biden i ka duart e lyera me gjak”, tha zoti McCaul.

Pasi SHBA tërhoqi trupat e saj të fundit nga Afganistani javën e kaluar, Presidenti Biden mbrojti me forcë tërheqjen që siguroi nxjerrën nga ai vend të 98% të amerikanëve duke e cilësuar si “sukses të jashtëzakonshëm”.

Presidenti Biden ka thënë shpesh se ai ka qenë dhe është kundër një “lufte pafund” në Afganistan.

Sondazhet kombëtare në Shtetet e Bashkuara tregojnë se amerikanët e mbështesin vendimin e zotit Biden për t’u larguar nga Afganistani, por jo përfundimin kaotik të operacioneve atje. Në ditët kur prania e trupave amerikane po reduktohej, një sulm i përgjakshëm shkaktoi vdekjen e 13 ushtararëve amerikanë. Përgjegjësinë për sulmin e mori ISIS-K, degë e organizatës terroriste e vetëquajtur Shteti Islamik që operon në Afganistan.

/VOA*-+

Etiketa: afganistanevakuimshba

Të lidhura

E shtypëm Izraelin/ Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: SHBA nuk fitoi asgjë
Bota

E shtypëm Izraelin/ Khamenei reagon pas përfundimit të luftës: SHBA nuk fitoi asgjë

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Ali Khamenei, ka reaguar me tone triumfuese në një mesazh të publikuar në rrjetin social X...

13:21 26/06/2025
Raporti i CIA-s: Uzinat bërthamore të Iranit janë dëmtuar rëndë
Bota

Raporti i CIA-s: Uzinat bërthamore të Iranit janë dëmtuar rëndë

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, deklaron se të dhënat më të fundit tregojnë se programi bërthamor i Iranit është goditur...

08:42 26/06/2025
Para
Alarm për universitetet shqiptare, INSTAT publikon të dhënat (Foto)

Alarm për universitetet shqiptare, INSTAT publikon të dhënat (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Saranda përfshihet nga flakët, ndërhyrje nga toka dhe ajri

18:58 26/06/2025
Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

Restaurohet manastiri 400-vjeçar në Lunxhëri

18:42 26/06/2025
Prezantohej si përfaqësuese e një shoqatë bamirësie dhe merrte kredi, në pranga e reja në Lezhë

Prezantohej si përfaqësuese e një shoqatë bamirësie dhe merrte kredi, në pranga e reja në Lezhë

18:23 26/06/2025
Marrëveshja me Italinë, 15 emigrantë pritet të mbërrijnë sot në Gjadër

Marrëveshja me Italinë, 15 emigrantë pritet të mbërrijnë sot në Gjadër

18:05 26/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.