Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

SHBA kryen sulme ajrore në Venezuelë, Trump: Maduro dhe bashkëshortja u kapën

12:05 03/01/2026
Reading Time: 2 min lexim

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndërmarrë një seri sulmesh ajrore ndaj bazave ushtarake në Venezuelë, duke goditur edhe zona brenda kryeqytetit Karakas. Sipas informacioneve paraprake, një nga objektivat kryesore të sulmuara ka qenë Fortesa Tiuna, e vendosur në pjesën jugore të qytetit.

Fortesa Tiuna konsiderohet kompleksi më i rëndësishëm ushtarak i Venezuelës dhe strehon Ministrinë e Mbrojtjes, Akademinë Ushtarake si dhe struktura të tjera kyçe të forcave të armatosura. Si pasojë e bombardimeve, janë raportuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona përreth. Shpërthimi i parë është regjistruar rreth orës 01:50 të mëngjesit sipas orës lokale.

Pamje që po qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë helikopterë ushtarakë duke fluturuar mbi Karakas, ndërsa deri në këto momente nuk ka pasur një reagim zyrtar nga autoritetet amerikane apo ato venezueliane mbi zhvillimet në terren.

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pas sulmeve ajrore, duke i cilësuar ato si një “agresion shumë të rëndë ushtarak” nga Shtetet e Bashkuara ndaj vendit. Në një deklaratë zyrtare, qeveria venezueliane akuzoi SHBA-në për sulme ndaj Karakasit dhe shteteve Miranda, Aragua dhe La Guaira.

Pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme, Maduro ka urdhëruar gjithashtu zbatimin e të gjitha planeve kombëtare të mbrojtjes, në përputhje me kohën dhe rrethanat e krijuara.

Ndërkohë, ka reaguar edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se Shtetet e Bashkuara kanë kryer një sulm në shkallë të gjerë ndaj Venezuelës në orët e para të mëngjesit. Trump njoftoi se presidenti venezuelian Nicolas Maduro është kapur dhe është nxjerrë jashtë vendit së bashku me bashkëshorten e tij, Cilia Flores.

Sipas tij, operacioni është realizuar në bashkëpunim me agjencitë amerikane të zbatimit të ligjit dhe detaje të tjera do të bëhen publike në vijim. Trump shtoi se kapja e Maduros është kryer nga Delta Force, njësia elitare speciale e ushtrisë amerikane.

Pas këtyre zhvillimeve ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino Lopez, i cili përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale ka deklaruar se Venezuela do t’u rezistojë trupave të huaja dhe se forcat e armatosura janë të gatshme të mbrojnë sovranitetin e vendit.

Të tjera

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë
Aktualitet

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet shqiptare po bien në mënyrë të vazhdueshme dhe në janar kanë zbritur në nivelin e vitit të pandemisë, kur...

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë
Aktualitet

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

Studiuesi Taulant Muka ka akuzuar publikisht drejtorin e ri të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Igli Tafa, për plagjiaturë...

16:03 17/02/2026
Para
“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

“Kurth vdekjeje” Zjarri me 47 viktima në Zvicër, dalja emergjente ishte gjithmonë e mbyllur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

Eksportet në rënie të lirë, kthehen në nivelin e pandemisë

17:10 17/02/2026
“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

“E kopjuar fjalë për fjalë”, Drejtori i ri i AKSHI-t, Igli Tafa, akuzohet për plagjiaturë

16:03 17/02/2026
Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

Fevziu: Procesi në Hagë skandaloz, frikë për dënim të ish-krerëve të UÇK

15:08 17/02/2026
“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

“Shteti po na nxjerr nga toka jonë”/ Baks-Rrjoll: 80 familje në protestë për tokën, akuza ndaj drejtësisë

13:19 17/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.