Ka nisur konferenca mbi “Sfidat e Prokurorisë së Përgjithshme në Dritën e Reformës në Drejtësi”, ku janë të pranishëm përfaqësues nga qeveria, por edhe ndërkombëtarët.
Deri më tani kanë mbajtur fjalën e tyre kryeprokurori Olsian Çela, ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca, ambasadorja e SHBA Yuri Kim, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, kreu i SPAK Arben Kraja, ambasadori i OSBE në Tiranë Bernd Borchardt.
Soreca tha se sistemi i drejtësisë ka ecur shumë mirë dhe se shumë shpejt do të ketë një nismë të re të BE-së, e cila ka të bëjë me krimet financiare.
“Arritjet e fundit janë tepër të rëndësishme për brezin e ardhshëm të prokuroriëve dhe gjyqtarëve, është koha të kontribuoi për të ardhmen e vendit tuaj. Sistemi gjyqësor përballet me vështirësi, por është përmirësuar, po ar duhet që të jetë më fikas, sigurisht që po. Duhet të ndihmojmë të gjithë me asete për të punuar duke mbështetur të gjithë drejtësinë. E di dhe e kuptoj plotësisht që fjalët janë më të lehta se veprat, por puna në ekip është një model i mirë punë, BE do u mbështes gjithmonë. ”, tha Soreca.
Ndërsa kryeprokurori Çela në fjalën e tij u shpreh se objektiv primar mbetet forcimi i pavarësisë së prokurorëve, teksa theksoi se nga Vettingu janë larguar shumë gjyqtarë dhe prokurororë dhe për shkak të kësaj ka ngarkesa në punë.
“Organet e drejtësisë kanë mungesë të theksuar të magjistratëve. Reforma në drejtësi është ende në proces. Reforma në drejtësi ka sjellë ndryshime rrënjësore. Edhe pse procesi i vetingut nuk ka arritur ende në mesin e rrugëtimit të tij nga pikëpamja sasiore, organet e drejtësisë po ballafaqohen me mungesa të theksuara në burime njerëzore për shkak të largimeve të magjistratëvve nga procesi i rivlerësimit kalimtar, ndërkohë që një pjesë e madhe e magjistratëve janë ende në proces apo nuk e kanë nisur procesin. Shtimi i ngarkesës së punës në çdo prokurori ka krijuar një situatë emergjence, pasi ndërsa jemi në vitin e katërt të reformës, ende nuk ka një perspektivë të qartë se kur sistemi do të funksionojë me kapacitete të plota. Objektiv primar mbetet forcimi i pavarësisë sëprokurorëve.”, u shpreh Olsian Çela.
Ambasadorja Yuri Kim nuk u tregua kaq optimiste dhe “e butë” sa parafolësit, pasi vendosi theksin tek Reforma në Drejtësi, që duhet t’i rikthejë besimi publikut dhe të hetojë korrupsioni, pasi po lë pas Shqipërinë në integrimin e saj.
Ndër të tjera, Kim ka bërë thirrje dhe për prokurorët dhe gjyqtarët të mos lejojnë që fajtorët të shpëtojnë nga burgu.
“Reforma në drejtësi ka sjëllë ndryshime të rëndësishme sa i takon sistemit në prokurori. Është koha të fitohet besimi i publikut. Duhet të sigurojmë qëndrueshmëri dhe suksesin e këtyre reformave. Ka disa individë të cilët kanë qenë të gatshëm ti bashkohen punës në funksion të sistemit të drejtësisë. Shqipëria duhet të ecë përpara në sundimin e ligjit, kjo nuk është një zgjedhje, por një kërkesë, duhet ti jepet fund korrupsionit. Kjo po ndalon Shqipërinë të jetë aq e mirë sa mund të jetë apo një thithje për investime. Prokurori është shërbëtori i ligjit, fajtori nuk duhet të shpëtojë dhe i pafajshmi nuk duhet të vuajë. Duhet të përdorni çdo metodë të ligjshme për të sjellë drejtësi. Mos i lejoni fajtorët të shpëtojnë dhe mos i lejoni të pafajshmit të vuajnë”, tha ndër të tjera Yuri Kim.
Ndërsa ministrja Gjonaj deklaroi se Vettingun e kanë kaluar më shumë prokurorë sesa gjyqtarë, teksa vlerësoi rolin e grave në Drejtësi.
“Reforma në Drejtësi para së gjithash është ndryshimi i qasjes së sjelljes së prokurorëve dhe gjytarëve. Vettingu është proces i vështirë po shumë jetik për drejtësinë. Tani kemi më shumë prokurorë sesa gjyqtarë të konfrimuar në detyrë. Dëshiroj të vlerësoj rolin e grave dhe vajzave që punojnë në Prokurori, ato përballen me mentalitetin e vjetër të shqiptarëve, Kam qenë që në këtë sistem të ketë sa më shumë gra. Dua t’ju siguroj pëë mbështetjen time si ministre por edhe si qeveri për t’ju mbështetur në punën tuaj.”, u shpreh ajo.
Ndërsa kreu i SPAK, Arben Kraja është shprehur se duhet që të gjitha institucionet që kordinojnë forcat me njëri-tjetrin.
“Është e nevojshmë që të kemi bashkëpunim të fortë me njëri-tjetrin, siç është lufta kundër parave të krimit, pasi duhen shumë hallka për të arritur deri në marrjen e pasurive të cilat nuk janë në burime të pastra”, tha Arben Kraja.
Ambasadori i OSBE në Tiranë, Bernd Borchardt tha se sfidat për drejtësinë në Shqipëri janë të mëdha dhe institucionet e reja janë një arritje e madhe dhe duhet parë puna e tyre tani.
“Shqipëria po ecën përpara drejt sundimit të ligjit dhe BE-së. Duke parë largimet që janë bërë deri tani për të hequr të këqijat e sistemit të vjetër, ku është sistem për Shqipërinë dhe kjo tregon që krijimi i institucioneve të reja, prokurori i përgjithshëm do të vijojë të luajë një rol të rëndësishëm, SPAK është një arritje e madhe. Disa procedura janë në përgjegjësi të prokurorisë së përgjithshme. Sfidat janë të shumta, do të vijojë mbështetja jonë. Ne do të jemi gati të bashkëpunojmë” -ishte kjo një pjesë nga fjala e ambasadorit të BE.