Një qytetar ka sfiduar motin e keq sot dhe ka praktikuar sërf me parashutë në liqenin e Pogradecit.
Ilirjan Tasellari është filmuar duke bërë sërf në zonën e Tushemisht, ndërkohë që kalimtarët e kureshtur kanë regjistruar momentin e veçantë të këtij spektakli në liqen.
Ky veprim ka tërhequr vëmendjen e shumë kalimtarëve që e panë në vend, duke shfaqur një aktivitet të pazakontë në kushte të motit të vështirë.