Pas shortit të kualifikueseve për Botërorin 2026, UEFA zyrtarizoi kalendarin, duke konfirmuar se Serbia do të nisë fushatën e saj ndaj Shqipërisë në stadiumin “Arena Kombëtare” në Tiranë.
Ky udhëtim i parë i Serbisë zhvillohet në një atmosferë delikate, teksa mbetet ende e paqartë nëse tifozët kuqezi do të lejohen të ndjekin ekipin në ndeshjen që do të zhvillohet në Serbi.
Kujtojmë që incidentet e ndodhura në Beograd 10 vite më parë, pavarësisht mungesës së tifozëve shqiptarë, shkaktuan trazira të rënda.
Këto incidente sollën ndërprerjen e asaj ndeshjeje, e cila më pas u vendos në favor të Shqipërisë me rezultatin 0-3 në tavolinë.