Janë sekuestruar 24.980 euro të padeklaruara në Kapshticë, policia ka proceduar penalisht poseduesin tyre. Mësohet se pas një kontrolli të imtësishëm në vijën e dytë në automjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin me inicialet F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec u gjend shuma e eurove të padeklaruara.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.
Njoftimi i Policisë
Goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.
Policia Kufitare, në bashkëpunim me autoritetet doganore, parandalojnë dhe godasin një rast të mosdeklarimit të një shume parash në euro.
Procedohet penalisht një shtetas.
Sekuestrohen 24.980 euro të padeklaruara.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë në bashkëpunim me autoritetet doganore, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si rezultat i kontrolleve të shtuara bazuar edhe në analizën e riskut, në dalje të Republikës së Shqipërisë, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm automjetin tip “Opel” me drejtues shtetasin F. R., 35 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë kontrollit të ushtruar, iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 24.980 euro, sasi të cilën ky shtetas nuk e kishte deklaruar.
Veprimet e mëtejshme u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, të cilët filluan procedimin penal ndaj 35-vjeçarit.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë.