Gazetari Artan Hoxha, foli në studion e ABC foli për kokainën që u kap në Portin e Durrësit, e dyshuar se ka ardhur nga Ekuadori. “Lënda narkotike ishte e vendosur në pjesën frigoriferike. Kontejnerët që sjellin banane në Shqipëri nuk janë të zakonshëm. Ajo që ra në sy ishte sasia e vogël dhe kjo do të thotë se është përdorur për të kuptuar se sa e sigurt është rruga.
Kontejneri përpara se të ngarkohet me banane skanohet, i jepet një certifikatë garancie që trupi i kontejner është i pastër , ngarkohet me banane dhe qëndron në port në Gujakil. Gjatë qëndrimit, ndodh ngarkesa, pra ngarkohet në pjesën e jashtme dhe kodet hapen vetëm nga autoritetet portuale dhe komandohet nga jashtë.
Kur është në trup po në pjesën e brendshme dyshimet bien mbi kompaninë dhe kur është në pjesën e jashtme kompania e cila ka produktin brenda jo domosdoshmërisht është përgjegjëse. Në rastin konkret kjo ka ardhur e montuar nga pjesa e jashtme, kjo kompani ka 13 vjet që merret me këtë produkt.
Ndaj besoj që hetimi duhet të vazhdonte për të kuptuar se kush është i përfshirë në këtë histori. Kjo ndërhyrje për mua ka shpëtuar trafikantët e vërtetë në këtë histori. Kokaina është një biznes global dhe fakti që është kapur kaq shumë, dëshmon se grupet e narkotrafikut kanë garanci. Dhe mbetet për tu parë nëse do të ndryshojnë destinacion”, tha Hoxha.