Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sekretari amerikan i Mbrojtjes bisedime me NATO-n rreth krizës Ukrainë-Rusi

21:16 16/02/2022
Reading Time: 3 min lexim

Mes kërcënimeve për një sulm të mundshëm rus në Ukrainë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin viziton Brukselin për dy ditë bisedime me udhëheqësit e NATO-s dhe ministrat e mbrojtjes së aleancës. Vizita e zotit Austin vjen ndërsa dhjetëra mijëra trupa ruse kanë rrethuar Ukrainën nga veriu, jugu dhe lindja. Korrespondentja e Zërit të Amerikës në Pentagon, Carla Babb sjell më shumë hollësi nga Brukseli.

Një sulm i mundshën nga një armik i njohur. Me grumbullimin e 150 mijë trupave ruse pranë kufijve të Ukrainës, integriteti territorial i një prej fqinjëve lindorë të NATO-s është nën kërcënim.

“Mendoj se kjo po bëhet për të detyruar qeverinë e Presidentit Zelensky të mbyllë sytë dhe të bëj lëshime të mëdha”, thotë gjenerali në pension Ben Hodges, ish-komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë.

Të mërkurën Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin u prit në Bruksel nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

“Na keni dëgjuar shpesh të themi se jemi të përkushtuar ndaj parimeve të sigurisë kolektive. Edhe në të ardhmen mund të prisni angazhimin tonë të madh. Në këtë takim ju paraqitët një program agresiv dhe të menjëhershëm. Mezi pres të punoj me ju dhe kolegët e mi, për të trajtuar disa çështje të rëndësishme për aleancën dhe rajonin. Prandaj, jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres t’i përvishemi punës”, tha nga Brukseli Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Vizita e zotit Austin në Bruksel vjen mes sinjaleve shpresëdhënëse se Evropa mund të shmangë luftën, pas disa javësh me tensione të larta midis Lindjes dhe Perëndimit.

“Ky është një moment vendimtar për NATO-n, diçka që nuk është parë nga themelimi i aleancës më 1949”, thotë Bradley Bowman nga Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracive.

Avionët luftarakë amerikanë janë gati të monitorojnë hapësirën ajrore në krahun lindor të NATO-s. Një aeroplanmbajtëse amerikane është vendosur në detin Adriatik, për herë të parë në dekada. Mijëra trupa shtesë amerikane janë vendosur në Poloni dhe Rumani.

Të martën ligjvënësit rusë i kërkuan presidentit Vladimir Putin njohjen zyrtare të rajoneve të kontrolluara nga separatistët e Ukrainës Lindore si shtete të pavarura, një lëvizje që zoti Putin mund ta përdorë për të arsyetuar ndërhyrjen në një zonë që nuk e njeh më si territor të Ukrainës.

Por Presidenti amerikan Joe Biden të martën paralajmëroi pasoja të rënda ekonomike dhe politike nëse Rusia sulmon Ukrainën.

“Do të përballet me pasoja dërrmuese ndërkombëtare. Bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm. Sulmi ndaj Ukrainës do të jetë një plagë e vetëshkaktuar”, tha zoti Biden.

Tani Rusia thotë se po tërheq trupat nga kufiri i Ukrainës, megjithëse presidenti amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ende nuk mund të konfirmojnë pohimet e Moskës.

Kremlini nuk e ka bërë të qartë nëse do të ketë tërheqje të plotë të trupave, duke thënë se lëvizjet e ardhshme të Rusisë varen nga situata./VOA

Të lidhura

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë
Bota

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Gjatë konfliktit 12-ditor midis Iranit dhe Izraelit, në Iran humbën jetën rreth 935 persona, njoftoi sot një zëdhënës i sistemit...

19:11 30/06/2025
I dënuar 50 herë, shqiptari fiton betejën të qëndrojë në Britani
Bota

I dënuar 50 herë, shqiptari fiton betejën të qëndrojë në Britani

Zenel Beshi, një shtetas shqiptar me afro 50 dënime penale, ka fituar të drejtën për të qëndruar në Mbretërinë e...

11:57 30/06/2025
Para
Zgjedhjet e 6 marsit, zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PD

Zgjedhjet e 6 marsit, zbardhen diskutimet në mbledhjen e grupit të PD

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

“Përdhunim” i pronës/ Pallat ngjitur me shtëpinë e futbollistit Igli Allmuça: Vëllezërit Xhebrahimi bllokojnë dritaret e banesës së tij, me lejen e Bashkisë

20:26 30/06/2025
Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

Sulmet 12- ditore me Izraelin, Irani publikon shifrat: 935 të vrarë

19:11 30/06/2025
Maturantët japin sot provimin e fundit/ Mbyllet cikli i Maturës Shtetërore 2025

Matura Shtetërore 2025, publikohen notat e provimeve me zgjedhje

18:32 30/06/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

Rrëzohet nga pallati në ndërtim punëtori, ndërron jetë në spital

18:27 30/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.