Paralajmëruar të martën nga shtypi italian, tashmë është zyrtarizuar dorëheqja e Maurizio Sarrit nga posti i tij si trajner i Lazios.
“SS Lazio njofton se Maurizio Sarri ka dhënë dorëheqjen si trajner i ekipit të parë,- tha klubi në një deklaratë të mërkurën. – Klubi dëshiron të falënderojë trajnerin për arritjet e tij dhe për punën që ka bërë, duke i uruar atij suksese në jetën e tij profesionale dhe personale”.
“Në të njëjtën kohë, klubi ka vendosur t’ia besojë rolin e trajnerit, Giovanni Martusciello-s ”,- saktëson ai. Sipas shtypit italian, ky zëvendësim i Sarrit nga ndihmësi i tij është i përkohshëm dhe duhet të zgjasë të paktën deri në pushimin ndërkombëtar që fillon javën tjetër.