Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Saranda në “rrethim” nga RENEA, kontrolle intensive gjatë natës për kapjen e të kërkuarve

09:35 22/07/2025
Reading Time: 2 min lexim

Muaji korrik ka shënuar një përshkallëzim alarmant të ngjarjeve kriminale në Sarandë, duke e kthyer qytetin bregdetar në epiqendër të konflikteve të armatosura, shpërthimeve me eksploziv dhe përplasjeve të dhunshme për interesa të ndryshme, nga ato ekonomike deri te motivet më banale.

Autorët e përfshirë në këto ngjarje janë persona të armatosur, me precedentë penalë dhe shpeshherë të shpallur në kërkim nga policia.

Për të frenuar situatën, mëngjesin e sotëm, që prej orës 03:30, forcat RENEA kanë zbarkuar në Sarandë dhe kanë zhvilluar një operacion të gjerë kontrollesh për identifikimin dhe kapjen e personave të kërkuar, të dyshuar për përfshirje në disa prej ngjarjeve më të rënda të ditëve të fundit. Paralelisht, kontrolle janë kryer edhe nga FNSH dhe forcat “Shqiponja”.

Deri më tani nuk janë dhënë detaje zyrtare për rezultatet e operacionit, por informacione të mëtejshme priten në orët në vijim.

Ky është operacioni i dytë brenda tri ditësh, pas atij të zhvilluar në mëngjesin e së dielës nga forcat operacionale të Tiranës dhe Vlorës, në bashkëpunim me forcat speciale, që gjithashtu nuk solli rezultat konkret.

Mbrëmjen e djeshme, Saranda u trondit sërish nga një shpërthim eksplozivi që shkatërroi automjetin e 31-vjeçarit Klaus Jaçaj, person i shpallur në kërkim për “përkrahje të autorit të krimit”, në lidhje me ngjarjen e 17 korrikut, kur dy të rinj nga Kamza u plagosën me armë zjarri në lagjen nr. 4.

Ngjarjet kriminale në Sarandë gjatë muajit korrik:
• 7 korrik – Në fshatin Markat plagoset me armë zjarri 44-vjeçari Saimir Haxhiu, person me precedentë penalë. Ngjarja mbetet ende e pazbardhur.
• 8 korrik – Arrestohet në Ksamil 31-vjeçari Shkëlqim Murati nga Kosova, i kapur me armë pa leje në automjetin e tij luksoz.
• 11 korrik – Katër persona ndalohen nga policia në rrugën “Butrinti”. Njëri prej tyre hidhet në det gjatë ndjekjes. Ndër të arrestuarit, edhe Ervis Cukali, në kërkim për planifikim vrasjeje në Fier.
• 11 korrik – Një sherr për motive të dobëta përfshin disa persona në lagjen nr. 3. Në kërkim shpallet 39-vjeçari D. R. nga fshati Gjashtë.
• 16 korrik – Klodian Basholli, me precedentë penalë, plagoset me thikë në rrugën “Mitat Hoxha”. Arrestohet autori Elvis Ndoji, gjithashtu me të shkuar kriminale.
• 17 korrik – Përplasje e armatosur mes dy grupeve në lagjen nr. 4, në mes të ditës. Dy persona nga Kamza plagosen. Katër të tjerë, mes tyre Klaus Jaçaj, shpallen në kërkim.
• 19 korrik – Biznesmeni Albert Pashaj dhunohet në një plazh në Ksamil për shkak të konflikteve për menaxhimin e zonës. Tre persona arrestohen, mes tyre edhe Agim Taraj.
• 19 korrik – Dhunohet fizikisht në rrugën “Onhezmi” 25-vjeçari I. D., nga Saranda. Dy autorët, me precedentë penalë, procedohen në gjendje të lirë.
• 20 korrik – Ish-efektivi i policisë, Adil Veli, plagoset me armë zjarri në rrugën “Mitat Hoxha”, përballë pushuesve të shumtë. Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim.
• 21 korrik – Automjeti i Klaus Jaçaj hidhet në erë me eksploziv. Ngjarja lidhet me përplasjen e armatosur të 17 korrikut dhe dyshohet si akt hakmarrjeje.

Etiketa: Forcat RENEAsaranda

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para
Përndiqnin ish-të dashurat në rrjete sociale, bien në prangat e policisë dy të rinj në Tiranë

Përndiqnin ish-të dashurat në rrjete sociale, bien në prangat e policisë dy të rinj në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.