Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini ka firmosur dekretin për dëbimin e një 43-vjeçari kosovar nga Italia. Salvini është shprehur se shqiptari konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit.
Ministri ka shtuar se ata që duan të nisin luftë në Itali, duhet të largohen dhe ta bëjnë luftën në shtëpinë e tyre.
Sipas tij, shqiptari është anëtar i një qendre kulturore islamike, ndaj konsiderohet edhe i rrezikshëm.
“Firmosa dekretin e dëbimit për një 43-vjeçar kosovar M.M, banues në afërsi të Sienës, anëtar i një qendre kulturore islamike, konsiderohet i rrezikshëm për sigurinë e vendit. Larg Italisë ata që duan ta fusin luftën në shtëpi!,”-shkruan Salvini.