Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Sa kushton 7 Marsi? Nga bizhuteritë tek udhëtimet, një lule nuk mjafton më…

10:02 07/03/2024
Reading Time: 3 min lexim

Po ta dinin që 7 Marsi 1887, i cili shënon hapjen e Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, do të mbetej në histori si festa e mësuesit, Pandeli Sotiri, Petro Nini Luarasi etj., do të ndiheshin të nderuar si mësues të devotshëm.

Por që kjo ‘festë’ do komercializohej aq shumë, sa një ‘faleminderit’ do zëvendësohet me dhurata të çmuara, nuk do t’ua kishte marrë mendja kurrë.

Tashmë, 137 vite më vonë, ndikimi i tregut e ka shndërruar gradualisht këtë ditë të shënuar në një ‘spektakël’, më shumë të lidhur me tregtinë dhe konsumin, sesa me kuptimin origjinal.

Në një kohë kur rrjetet sociale dhe media krijojnë presion për të festuar me shumë shfaqje dhe shpenzime, 7 dhe 8 Marsi në Shqipëri tashmë janë transformuar në një ditë që përfaqëson një kthesë nga tradita e përshëndetjes personale dhe dashurisë ndaj rolit të mësuesit dhe nënës, në ditë të përqendruar në blerje dhe shpenzime masive.

Në këtë kontekst, është e rëndësishme të shohim në detaje se si këto ditë të shënuara po evoluojnë, duke u bërë pjesë e një realiteti të ri, të një shoqërie ku konsumi dhe tregtia kanë një peshë të rëndësishme.

Në një vëzhgim në treg, përveç dhuratave tradicionale si lule, bizhuteri e aksesorë, kanë nisur dhe forma të tjera të dhuratave. Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë një sërë mjetesh për dhënien dhe marrjen e dhuratave, si kuponat elektronike, karta për blerje etj.

Në biseda të ndryshme me prindër në disa shkolla në kryeqytet, raportohet se disa prindër kanë dhuruar edhe para për mësuesit. Të tjera organizime përfshijnë edhe udhëtime jashtë shtetit për to.

Gama e dhuratave të tjera të konsideruara janë: libra apo kuponë për blerje librash në vlerë 2000-3000 lekë; bizhuteri që nisin nga 2500 deri në aksesorë prej ari që arrijnë 20 mijë lekë; tufa lulesh prej 1500-3500 lekë, shpesh të shoqëruara e me një zarf me vlera monetare ose një dhuratë tjetër simbolike; forma grumbullimi parash që dhurata të blihet e përbashkët, ku shuma që kontribuonte secili nxënës ishte 1000-1500; kuponë në dyqane të caktuar qoftë aksesorësh por edhe të orendive shtëpiake; udhëtime, kryesisht brenda vendit, në destinacione të afërta me pagesë hoteli etj. Te format e tjera të dhuratave përfshihen: parfume ose paketime në formë setesh kozmetike, që nis nga 2500 lekë. Gjithashtu, artikuj mode si çanta elegante, portofola, syze dielli ose rripa janë ndër format e tjera të dhuratave individuale që bëhen në 7 mars, vlera e të cilave nis nga 2000 lekë.

Komercializimi i “dhënies së dhuratave” është bërë një problem kaq i madh social, saqë disa prindër ‘ankohen’ që humbi vlera e vërtetë e ditës, që një dhuratë modeste për vlerësimin e përkushtimit të mësimdhënies nuk ekziston më.

Sipas tyre, ka figura mësuesish modestë dhe të pacenuar nga ky fenomen, por janë presionet sociale që të mos mbetet fëmija jashtë rryme, që i nxit të jenë pjesë e këtij komercializimit.

Kjo datë është shndërruar në një ‘garë sociale” që ushtron presion mbi fëmijët dhe prindërit, duke ekspozuar dallimet financiare midis shokëve të klasës dhe duke çuar në përplasje midis prindërve për qëndrimet ndaj dhuratave të papërshtatshme dhe përballueshmërisë për t’i ofruar ato./Monitor

Etiketa: 7 marsi

Të tjera

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!
Aktualitet

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Nga Mentor Kikia Ne këtu në Tiranë kemi halle të tjera. Por në Hagë është duke u luajtur një nga...

13:17 10/02/2026
Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!
Aktualitet

Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

Nga Myslim Murrizi Më 10 shkurt, të dalim në protestë kundër hajdutëve në qeveri e pushtet. Kundër harbutëve që prej...

12:52 10/02/2026
Para
7 mars, festohet sot Dita e Mësuesit

7 mars, festohet sot Dita e Mësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

Turpi i një prokurorie/ Nga 45 vite burg për Luftëtarët e Lirisë!

13:17 10/02/2026
Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

Koha për t’u ngritur të gjithë kundër kësaj qeverie hajdute!

12:52 10/02/2026
6000 shqiptarë të zhdukur nga diktatura, presin drejtësi zoti kryeministër!

6000 shqiptarë të zhdukur nga diktatura, presin drejtësi zoti kryeministër!

12:38 10/02/2026
Ka një shprehje të vjetër: “Kur je në gropë, mos vazhdo të gërmosh”

Ka një shprehje të vjetër: “Kur je në gropë, mos vazhdo të gërmosh”

12:31 10/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.