Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rusia nuk njeh limite, bombardon qendrën tregtare (Detaje)

20:06 27/06/2022
Reading Time: 2 min lexim

Moska ka bërë një sulm të tmerrshëm ndaj popullatës civile në Ukrainë. Trupat ruse  kanë bombarduar qendrën tregtare të mbushur me civilë. Në lidhje me ngjarjen ka folur nënkryetari i zyrës së presidentit ukrainas Volodymir Zelensky, Kyrylo Tymoshenko. Ai ka bërë të ditur të dhënat e fundit nga ngjarja e rëndë në qendrën tregtare në qytetin Kremenchuk të Ukrainës.

“Të paktën dy persona janë konfirmuar që kanë humbur jetën dhe të paktën 20 të tjerë janë plagosur”, tha ai, raportoi BBC.

Një raketë ka goditur pak më parë një qendër tregtare të mbushur me njerëz, ndërsa pamjet e shpërndara nga vendi i ngjarjes tregojnë se ndërtesa është djegur plotësisht.

Presidenti Zelensky shkroi në Telegram se të paktën 1000 njerëz ishin në qendrën tregtare në momentin e goditjes, ndërsa mbi numrin e qytetarëve që mund të kenë humbur jetën, lideri ukrainas u shpreh se nuk mund të imagjinohet.

“Okupatorët kanë goditur një qendër tregtare me mbi një mijë civilë brenda. Qendra tregtare nuk përbënte asnjë rrezik për ushtrinë ruse dhe nuk përbënte asnjë vlerë strategjike për ata.

Qendra është duke u djegur dhe ekipet e shpëtimit po përpiqen ta shuajnë zjarrin. Numri i viktimave është i pamundur të imagjinohet

Njerëzit donin vetëm të jetonin një jetë normale, gjë që shkaktoi zemërim tek pushtuesit.

Nga pafuqia, Rusia vazhdon të godasë njerëzit e zakonshëm. Është e kotë të presësh të jenë e arsyeshëm apo njerëzorë”, shkroi presidenti ukrainas.

Zjarri shpërtheu shpejt duke përfshirë një sipërfaqe prej 10,000 m2.

Kryebashkiaku i qytetit e ka quajtur sulmin një tjetër krim lufte të trupave ruse, një krim kundër njerëzimit – një akt të hapur dhe cinik terrori kundër popullatës civile.

Nuk është hera e parë që qyteti goditet nga raketa – me një goditje të regjistruar në prill dhe një tjetër 10 ditë më parë në një rafineri nafte aty pranë, por asgjë në përmasat e sulmit të sotëm.

Duke pasur parasysh kohën, gjatë samitit të G7 në Bavari, ku liderët botërorë janë takuar për të diskutuar përgjigjen e tyre të vazhdueshme ndaj pushtimit rus të Ukrainës, mund të interpretohet si një mesazh nga presidenti Putin.

Të tjera

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar
Uncategorized

Krim pasioni në Itali, vritet me armë zjarri 30-vjeçari shqiptar Gjergj Pergegaj, arrestohet bashkatdhetari i dyshuar

Shqiptari Gjergj Pergegaj, 30 vjeç, është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e së premtes në Arezzo të Italisë, pranë zonës...

11:52 21/03/2026
Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit
Aktualitet

Në rreze edhe Ballkani, Izraeli publikon hartën: Deri ku arrijnë raketat e Iranit

Përshkallëzimi i konfliktit mes Iranit në njërën anë dhe Izraelit bashkë me Shtetet e Bashkuara në anën tjetër po afrohet...

14:01 05/03/2026
Para
Covid-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Covid-19 në vend, Ministria e Shëndetësisë bën bilancin e infektimeve gjatë 24 orëve të fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

1.4 mln euro për sheshin “Skënderbej”, tender i paracaktuar për “Fushën”? Dyshime për shkelje dhe garë fiktive

1.4 mln euro për sheshin “Skënderbej”, tender i paracaktuar për “Fushën”? Dyshime për shkelje dhe garë fiktive

14:37 23/03/2026
Qeveria shqiptare numëron turistët, ndërsa Serbia kthehet në qendër industriale me investimin e Toyo Tire në kërkim dhe zhvillim

Qeveria shqiptare numëron turistët, ndërsa Serbia kthehet në qendër industriale me investimin e Toyo Tire në kërkim dhe zhvillim

14:04 23/03/2026
35 vite në gjyqe dhe drejtësia në kolaps: dosjet rriten, qytetarët presin deri në vdekje

35 vite në gjyqe dhe drejtësia në kolaps: dosjet rriten, qytetarët presin deri në vdekje

13:53 23/03/2026
“Nuk pranoj të kritikosh qeverinë”/ Skandal mediatik, Bollino shkarkon Ilir Babaramon nga Report TV, rikthehen praktikat e një regjimi që i druhet fjalës së lirë

“Nuk pranoj të kritikosh qeverinë”/ Skandal mediatik, Bollino shkarkon Ilir Babaramon nga Report TV, rikthehen praktikat e një regjimi që i druhet fjalës së lirë

13:13 23/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.