Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rusia arreston gazetaren amerikane të ‘Radio Evropa e Lirë’

18:34 19/10/2023
Reading Time: 2 min lexim

Rusia arrestoi  një gazetare të Radios Evropa e Lirë/Radio Liria, rasti i dytë këtë vit që arreston një gazetar amerikan.

Alsu Kurmasheva, e cila ka shtetësi amerikane dhe ruse, redaktore e Radios Evropa e Lirë, akuzohet se nuk u regjistrua si “agjente e huaj”.

Gazetarja, e cila shkoi në Rusi në maj për një urgjencë familjare, u ndalua për një kohë të shkurtër në qershor në një aeroport dhe iu konfiskuan pasaportat.

Ajo u arrestua të mërkurën dhe nëse shpallet fajtore mund të përballet me deri në pesë vjet burg.

Rusia e përfshiu Radion Evropa e Lirë/Radio Lirinë që financohet nga Kongresi amerikan, në listën e agjentëve të huaj në vitin 2020.  Sipas ligjit rus, individët dhe organizatat që marrin fonde nga jashtë emërtohen si agjentë të huaj, një term denigrues, që synon uljen e besueshmërisë së tyre në radhët e publikut rus.

Radio Evropa e Lirë/Radio Liria ka refuzuar ta respektojë këtë ligj, duke thënë se do të ishte një ndërhyrje në proceset editoriale dhe do të kufizonte aftësinë e rrjetit për të kryer misionin e tij.

Gazetarja Kurmasheva “duhet të lirohet menjëherë dhe të kthehet tek familja e saj,” tha në një deklaratë Radio Evropa e Lirë, e cila ashtu si Zëri i Amerikës është pjesë e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Mediat Globale.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) gjithashtu dënoi ndalimin.

“CPJ është thellësisht i shqetësuar nga ndalimi i gazetares amerikano-ruse Alsu Kurmasheva nën akuza të rreme penale dhe u bën thirrje autoriteteve ruse ta lirojnë menjëherë dhe të rrëzojnë të gjitha akuzat kundër saj,” tha në një deklaratë Gulnoza Said, e cila mbulon Rusinë për organizatën.

“Gazetaria nuk është krim dhe ndalimi i Kurmashevës është një provë e mëtejshme se Rusia është e vendosur të asfiksojë gazetarinë e pavarur,” shtoi zonja Said.

Ambasada e Rusisë në Uashington nuk i është përgjigjur emailit të Zërit të Amerikës për një reagim për ngjarjen.

Zonja Kurmasheva është e dyta mes gazetarëve amerikanë që arrestohet nga Rusia.

Gazetari i Wall Street Journal, Evan Gershkovich ndodhet në paraburgim në Moskë që nga marsi. Ambasadorja e SHBA-së në Rusi, Lynne Tracy u takua me zotin Gershkovich të martën, një javë pasi një gjykatë refuzoi apelin e fundit për lirimin e tij.

Ambasada amerikane tha në një deklaratë se zoti Gershkovich “vazhdon të jetë në humor të mirë, pavarësisht rrethanave të tij të vështira” dhe tha se SHBA vazhdon të bëjë thirrje për lirimin e tij./ VOA

Të tjera

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend
Bota

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

Katmandu – Ngjarje dramatike kanë përfshirë Nepalin gjatë ditëve të fundit, ku një valë protestash të udhëhequra nga të rinjtë...

18:02 09/09/2025
100 vite histori dhe përkushtim në shkollën “Çarles Telford Erickson”
Aktualitet

100 vite histori dhe përkushtim në shkollën “Çarles Telford Erickson”

Në Kavajë u zhvillua sot ceremonia përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shkollës “Çarles Telford Erickson”, një institucion...

16:42 09/09/2025
Para
Sonte luhet derbi Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Sonte luhet derbi Partizani-Tirana, publikohen formacionet zyrtare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

Nepali shpërthen në revoltë: Protestat e të rinjve rrëzojnë qeverinë, censura nuk ka më vend

18:02 09/09/2025
100 vite histori dhe përkushtim në shkollën “Çarles Telford Erickson”

100 vite histori dhe përkushtim në shkollën “Çarles Telford Erickson”

16:42 09/09/2025
Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike

Masakra e Shkodrës/ Dëshmitë kontradiktore të Erogen Vasos dhe Ragip Gilës pas ngjarjes tragjike

12:50 09/09/2025
Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike

Dy viktima në aksidentin tragjik në Golaj të Hasit, njëri me pasaportë britanike

11:25 09/09/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.