Në Drejtorinë Vendore të Policisë së Shtetit janë bërë disa ndryshime. Shefi i rendit Kastriot Ndoji është larguar për ta zëvendësuar në këtë pozicion, Eriseld Buzi.
Po ashtu mësohet se është larguar shefi i Qarkullimit Emin Harizi dhe në vend të tij është emëruar Lulzim Marini. Nga informacionet paraprake mësohet se këto janë pozicionet në Policinë e Qarkut Fier që kanë ndryshuar drejtuesit. Priten përditësime.