Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mëngjesin e sotme një bashkëbisedim me përfaqësuesit e rrjetit të 4 mijë kompanive gjermane.Në qendër të bisedës ka qenë arsimi dhe trajnimi profesional, si dhe ofertat e programit të Partisë Demokratike. Kreu i Partisë Demokratike, ka vënë në dijeni palën gjermane për planin e tij, teksa gjermanët kanë vlerësuar atë. Po ashtu rrjeti i4 mijë kompanive ka deklaruar qartë se presin të vijnë në Shqipëri me Bashën kryeministër pas 25 prillit.
Vetë lideri demokrat, pret që gjatë qeverisjes së tij të ketë një valë investimesh gjermane në Shqipëri, dhe nga bashkëpunimi me to apo dhe BE të ketë nxitje të përgatitjes profesionale dhe punësimit kryesisht të rinjve.
BASHKËBISEDIMI I LULZIM BASHËS
Lulzim Basha: Mirëmëngjes! Është kënaqësi e madhe që jemi bashkë sot dhe pres me padurim të diskutojmë për temën e rëndësishme të trajnimit profesional, për Shqipërinë dhe shqiptarët nuk ka gjë më të rëndësishme sesa të frenojmë emigracionin masiv të rinisë. Për këtë arsye, ne po planifikojmë një reformë të thellë në arsimin universitar me qëllim adoptimin e modelit gjerman të trajnimit profesional. Për këtë, ne jemi në bashkëpunim me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe me Universitetet e Gjermanisë, të Austrisë dhe të gjithë Europës. Ne po investojmë fuqishëm në krijimin e një klime sa më miqësore dhe atraktive për biznesin dhe për investimet e huaja. Por një fushë me të cilën kemi mbetur mbrapa vendeve të rajonit, që është një fushë shumë e rëndësishme si për investimet vendase dhe për investimet e huaja, është fusha e trajnimit profesional, e profesioneve të ndryshme. Kjo është një pjesë shumë e rëndësishme e programit tonë. Kemi marrë po kështu garancitë nga Bashkimi Europian dhe institucionet e Bashkimit Europian që ata të jenë të gatshëm ta mbështesin Shqipërinë financiarisht dhe me format dhe mënyrat e ndryshme që të përfitojmë nga përvojat më të mira të trajnimit profesional. Kështu që, për mua është një kënaqësi e veçantë që ndodhemi sot bashkë me një nga institucionet më të rëndësishme gjermane për të na ndihmuar me trajnimin profesional të rinisë dhe jo vetëm dhe për të na mbështet në një nga angazhimet tona kryesore që është krijimi i një shtrese të mesme, të fuqishme dhe të qëndrueshme. Përvoja dhe ligjet tuaja me investitorë të rëndësishëm në Gjermani dhe në Europë, janë shumë të rëndësishme për ne, po kështu janë standardet tuaja shumë të larta. Kështu që unë mirëpres çdo mundësi bashkëpunimi me ju, në bashkëpunim edhe me fondet e Bashkimit Europian me qëllim nxitjen e përgatitjes profesionale dhe punësimit të të rinjve që ata të qëndrojnë këtu në Shqipëri dhe ne të kemi një valë investimesh dhe investitorësh gjerman, të cilët të jenë të vetëdijshëm dhe të garantuar që kanë një fuqi punëtore të mirëtrajnuar. Kështu dhe një herë ju falënderoj me mirënjohje për kohën që keni ndarë për bashkëbisedimin sot, zoti Luter, zoti Klarak, zoti Vitberg dhe mikun tonë të çmuar që ka kontribuar mbi dy dekada e gjysmë për shndërrimin e Shqipërisë nga një vend i izoluar komunist, në një demokraci të hapur.
Michael Luter: Për sistemin dual të arsimit profesional në Gjermani, sistem për të cilin jemi shumë krenar, është një sistem arsimi i lidhur shumë ngushtë me ekonominë sepse janë vetë ndërmarrjet, është biznesi, janë kompanitë që e mbajnë këtë sistem. Nga ana financiare dhe ekonomike, e mbështet dhe shteti, 1/3 e kostove i merr përsipër shteti ne këtë sistem dual. Ky sistem do t’ju ndihmonte që ju të mbanit rininë në Shqipëri. Ne si shoqëri kemi mbi 4000 kompani, të cilat janë të përfshira në sistemin dual në vendin tonë. Ne kemi filiale edhe në vendet e tjera europiane dhe natyrisht, me shumë dëshirë, ekspertizën tonë do t’ua japim juve dhe jam i sigurt që do t’ia dalim që në Shqipëri të kemi një sistem ekselent, të suksesshëm të këtij formimi profesional. Nëse do të arrini të kualifikoni të rinjtë në vendin tuaj, atëherë do t’ia arrini qe të thithni dhe investitorët. Jo vetëm kompanitë brenda vendit, por edhe investitorët e huaj do të arrini t’i tërhiqni drejt Shqipërisë, sepse një sistem arsimimi ekselent është baza themelore për të thithur investimet e huaja.
Situata është në favorin tuaj. Ju jo vetëm e keni dalluar problemin, por keni dhe ide shumë të mira. Ju keni ekpertizën se si duhet organizuar, ju e dini tashmë edhe se si duhet financuar, ju keni një vizion të qartë se si do të jetë e ardhmja në vendin tuaj. Nëse ky vizion funksionon dhe ju do te arrini të vendosni një sistem të tillë ekselent, një sistem me konkurrencë, ku të keni njerëz ekselent edhe në nivelin universitar, edhe për sa i përket artizanëve, profesioneve, atëherë do të arrini të përthithni para së gjithash investitorët gjermanë në vendin tuaj.
Natyrisht që ne do t’ju mbështesim dhe ju vëmë në dispozicion netëorkun tonë. Është detyra jonë, është detyra e Europës për t’jua dhënë këtë ndihmë, për ta ofruar këtë mbështetje. Ato çfarë keni përshkruar ju zoti Basha, janë hapat që duhen ndërmarrë që edhe në një vend si Shqipëria, stabiliteti të ketë qëndrueshmëri. Pra, që ju të keni standarde, rritje të bizneseve të reja dhe kështu Shqipëria të jetë pjesë e stabilitetit dhe e mirëqenies europiane për të cilën jam shumë i sigurt.
Lulzim Basha: Ju falënderoj shumë! Ajo që sapo thatë, në fakt është esenca e ofertës dhe e programit tonë për të trajnuar dhe kualifikuar rininë shqiptare në mënyrë që të përfitojnë nga investimet europiane, investimet gjermane, investimet perëndimore në tërësi dhe të bëjmë të mundur që ata të kenë mundësi punësimi dhe paga të mira këtu në Shqipëri, në vend që të drejtohen drejt tregut europian apo drejt vendeve të tjera. Fatkeqësisht gjatë këtyre 8 viteve nuk është bërë asnjë hap në këtë drejtim, por ne shohim nga ana tjetër që vende fqinje, si për shembull Maqedonia e Veriut kanë thithur dhjetë herë më shumë investime nga Gjermania sesa Shqipëria. Gjatë takimit tim me ministrin e ekonomisë federale në Berlin, m’u shtrua pyetja si ka mundësi që në Maqedoninë e Veriut ne kemi 3 miliard euro investime gjermane, ndërkohë që në Shqipëri kemi vetëm 300 milion? Ndërkohë që Shqipëria është një vend më i madh, me një vijë bregdetare dhe me potenciale të jashtëzakonshëm me burime dhe resurse të jashtëzakonshme natyrore dhe përgjigjja përbëhet nga dy pjesë: klima e biznesit dhe trajnimi profesional në veçanti rinisë. Ndaj, plani parashikon për të dyja këto probleme kryesore zgjidhje të qarta dhe të zbatueshme. Qeveria jonë do të aplikojë taksën e sheshtë 9% për tatim fitim, do të aplikojë po kështu taksën e sigurimeve shoqërore në nivelin 18%, do të eliminojë një taksë që kjo qeveri ka vendosur mbi karburantet, e cila e bën karburantin në Shqipëri të tretin më të shtrenjtin në botë me Singaporin dhe Suedinë. Me këto 3 masa dhe disa masa të tjera fiskale, do bëjmë të mundur që Shqipëria nga ana fiskale, nga ana e taksave të jetë vendi me taksat më të ulëta në Ballkan. Ne e dimë që kjo nuk mjafton, ndaj, po përgatisim një paketë stimulimi për çdo investitor perëndimor që është i gatshëm të investojë, të sjellë teknologji, ta bëjë transferim të teknologjisë dhe të sigurojë vende pune në veçanti për rininë shqiptare dhe kjo na sjell tek pika e dytë apo shtylla e dytë e programit. Nuk mjafton vetëm klima e biznesit, nuk mjaftojnë vetëm taksat e ulëta, padiskutim edhe shteti i së drejtës dhe garancitë për konkurrencë të ndershme, duhet që investitorët të gjejnë në Shqipëri. Edhe krah të kualifikuar pune, ndaj ne jemi të vendosur të investojmë për këtë. Pra, ta mbështesim me fonde publike sikundër kemi dhe zotimin e Bashkimit Europian që do të ndihmojë në këtë proces me fonde të Bashkimit Europian për trajnim profesional të rinisë në nivelin universitar. Kemi vendosur kontakte me Aleancën Europiane të Universiteteve dhe kemi përpunuar së bashku planin për të ofruar fillimisht 5 gjuhë të huaja online falas për qytetarët shqiptarë nën moshën 35 vjeç, duke filluar nga 1 shtatori. Bëhet fjalë për anglishten, gjermanishten, italishten, spanjishten dhe frëngjishten dhe po kështu për trajnime për 20 profesione të ndryshme. Por ne nuk na duhet vetëm trajnimi i lartë profesional, administratorët, ekonomistët, inxhinierët, mjekët, kemi nevojë po kështu për profesionistët e profesioneve të ndryshme të cilët janë më në mungesë se kurrë në ekonominë shqiptare për shkak të emigracionit. Nga punonjës të kualifikuar për industrinë automotive, tek elektriçistët, nga hidraulikët tek marangozët, tek saldatorët, të cilët përbëjnë një pjesë shumë të rëndësishme të krahut të kualifikuar të punës për investimet e huaja në Shqipëri. Paradoksi është që vitet e fundit, një numër i madh i këtyre profesionistëve janë larguar drejt vendeve të Bashkimit Europian për një pagë më të mirë dhe për një jetë më të mirë. Ndërkohë që këta janë njerëzit me profesione që Shqipëria ka më shumë nevojë për të thithur investimet e huaja në Shqipëri. Ndaj dhe ne kemi shumë nevojë për ndihmën tuaj në këtë drejtim. Skema që ju shpjeguat, e bashkëpunimit të qeverisë federale gjermane me fondacionin tuaj dhe që ka sjellë suksesin e njohur dhe të konfirmuar në fondacionin tuaj, më mbush me besim dhe shpresë se do të na ndihmoni për të transferuar këtë përvojë dhe për të ndihmuar në trajnimin profesional të rinisë shqiptare, me qëllim që dhe kjo pjesë e dytë e rëndësishme e procesit të thithjes së investimeve të huaja të plotësohet, ky kusht i dytë i rëndësishëm.
Volker: Me shumë kënaqësi zoti Basha, ju keni një program shumë të zgjuar, e keni formuluar mirë që përmbledh të dy kushtet: nga njëra anë arsimin dhe nga ana tjetër klimën e biznesit. Pra, ju i keni marrë në konsideratë të dy këto faktorë, i keni bashkuar ato, i keni lidhur me njëri-tjetrin. Vetëm në këtë mënyrë mund të keni inovacion. Shtresa e mesme në Gjermani është një faktor i rëndësishëm që na mundëson ne që të mos emigrojnë specialistët drejt metropoleve, po te rrinë atje ku e kanë dhe prejardhjen. Kjo do të ishte edhe për Shqipërinë një koncept shumë i dobishëm për t’u realizuar dhe për këtë duhet të përmbushen disa kushte: duhet të zhbëhet burokracia, duhet të keni një administratë që të ofrojë shërbime në mënyrë ekselente, jo vetëm në qendër por edhe në komunat e vogla, duhet të keni një financim lokal. Me sa shoh unë nga pikëpamja ime, ju keni të gjitha gjërat në planin tuja, në programin tuaj. Ne në shumë projekte të financuara nga BE-ja, janë projekte të cilat i ka iniciuar edhe miku ynë Elmar. Ai ka patur projekte të suksesshme edhe në Azi, por edhe në vende të Europës. Para 15 vitesh ne kemi qenë në Turkmenistan dhe në Kazakistan dhe atje kemi ngritur qendra trajnimi për sa i përket prodhimit të energjisë. Tani jemi me fondacionin “Obama” duke ndërtuar një qendër për profesionet të artizanëve, të zanatçinjve. Me politikën e zgjuar qeveritare dhe me perspektivën europiane, do të arrijmë të realizojmë programet dhe synimet që ju keni. Atëherë ju premtoj dhe ju kam dhënë fjalën që do t’i vazhdojmë bisedimet, por për momentin ju uroj shumë suksese dhe shumë fat në zgjedhje!
Kramp: Zoti Basha, ju falënderoj që më bëtë pjesë të këtij takimi! Për mua më e rëndësishmja është faktori njeri. Ne duhet të mendojmë për sa i përket zanatçinjve dhe kjo është e rëndësishme edhe për vendin tuaj. Pra, jo vetëm industrializimi që mendohet të avancojmë, të përparojmë, por duhet të fillojë te baza, duhet filluar te arsimi profesional, te zanatçinjtë. Pasi i keni trajnuar siç duhet, ju atëherë mund t’i vendosni këta njerëz të bëhen hidraulikë, të bëhen elektriçistë etj. Nuk bëhet fjalë vetëm për ekonomi, por edhe për industri. Artizanët dhe krahu i specializuar i punës do të rrisin ekonominë, do të stabilizojnë ekonominë, ndërsa ata vazhdojnë të trajnohen vazhdimisht. Kjo është shumë e rëndësishme, sepse edhe në Gjermani është e qartë dhe në Shqipëri është e qartë se kush është zanatçi, kush është artizan e ka të shtruar me flori – i themi ne- pra, ka një bazë shumë të sigurt