Sot katër kandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, pasi kërkojnë të marrin mandatin e deputetit.
Kështu kanë dorëzuar formularin Elda Hoti kandidate në Lezhë dhe Ediola Pashaj në Gjirokastër, të dy nga radhët e LSI.
Gjithashtu kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit edhe dy kandidatë nga PD, konkretisht Majlinda Halilaj në listën e Tiranës dhe Ligoraq Karamelo, në listën e PD në Korçë.