Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

“Rritje galopante e krimit”! Rama mbron Lleshajn: Ministri nuk është as hetues, as prokuror

12:22 18/06/2020
Reading Time: 2 min lexim

Seanca e sotme e Kuvendit është shoqëruar me debate mes ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe deputetit të opozitës së re, Halit Valterit.

Ky i fundit i kërkoi llogari ministrit Lleshaj për rritjen e shkallës së kriminalitetit në vend.

Në fjalën e mbajtur në foltore Lleshaj ka kundërshtuar Valterin, duke thënë se ka një ulje galopante të shkallës së krimit në vend.

Deputeti Halit Valteri e fokusoi debatin tek atentati i prokurorit Arjan Ndoja.

Ky i fundit u shpreh se babai i Andi Malokut, kërkon drejtësi.

Ai tregoi më tej detaje për atentatin, ku u shpreh se në makinë kanë qenë 2 vrasës dhe se ka sekuestruar kamerat e bizneseve.

Lleshaj iu përgjigj se këto prova duhet t’i dorëzojë në Prokurori.

Nga ana tjetër, kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në foltore duke mbrojtur ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Rama ka theksuar se ministri nuk është as hetues, as prokuror dhe se policia është e pavarur në punën që bën, duke e cilësuar shumë profesionale dhe të pavarur.

“Zerimi i vëllavrasjes është një përrallë pa mbret sepse nuk ka asnjë vend demokratik që të ketë zëruar vrasjet.

Nuk ka asnjë vend demokratik, edhe vendet më të zhvilluara e më të sofistikuara nuk i kanë zëruar as vrasjet, as trafiqet, as kriminelët, as policët e korruptuar.

Nuk i kanë zeruar.

Jo shumë larg në kohë por pak kohë më parë drejtori i policisë i një prej vendeve që rankohen më lart prej vitesh, Finlanda me kriminalitet të ulët e korrupsion thuajse zero doli se për vite e vite kishte bashkëpunuar me krimin.

Unë besoj që fakti që gjatë qeverisjes sonë janë në numër të konsiderueshëm policët që janë arrestuar, janë çuar për hetime penale, janë pezulluar nuk tregon bashkëpunim me krimin, nuk tregon një fakt si ai që përshkruani ju por tregon të kundërtën, vullnet e angazhim për të luftuar qoftë përballë, qoftë brenda vetes.

Duhet ta lexoni raport-progresin BE, KE janë monitor të pakorruptueshëm të gjitha proceseve dhe nëse shihni se çfarë thonë për luftën kundër krimit në Shqipëri do shihni ndryshimin e madh me së sotmes dhe të djeshmes.

Nga ana tjetër sot jo dje, sot po ndodh ajo që deri dje ishte e paimagjinueshme.

Po ndodh një proces reformimi rrënjësor në sistemin e drejtësisë, një procesi ndërlikuar, i gjatë dhe me defektet e veta dhe po ndodh ndjekja këmba-këmbës e aseteve kriminale.

Ju flisni këtu për shoferë, për njerëz me kapele, pa kapele, për njërin që doli tek kthesa, ndërkohë që ne jemi parlamenti i Shqipërisë. Këtu nuk flitet kështu.

Sigurisht që është folur kështu dhe flitet por nuk duhet të flitet kështu.

Kjo që tha ministri ndodh sot. Doni nuk doni ju, ministri i Brendshëm nuk është as hetues, as prokuror, as njeriu që mbledh kamerat e ti tregojë Policisë së Shtetit si shihen kamerat.

Policia është e pavarur në aktivitetin e saj profesional”, deklaroi Rama.

Etiketa: e krimitedi ramagalopantelleshajnmbronministri nuk eshteprokurorrritje

Të tjera

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë
Aktualitet

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 dhjetori mban vulën e një prej kapitujve më të rëndësishëm të historisë sonë politike dhe shoqërore. Në vitin 1990,...

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre
Aktualitet

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

SPAK ka reaguar pas pretendimeve të kryebashkiakut Erion Veliaj në seancat paraprake, ku ai është shprehur se nuk është njohur...

16:56 06/12/2025
Para

U infektua nga i biri, preket me Covid-19 polici në burgun e Shënkollit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

8 Dhjetori, Dita e Rinisë: nga lëvizja studentore e 1990 tek realiteti i hidhur i të rinjve shqiptarë

11:30 08/12/2025
Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

Veliaj: “Pas 9 muajsh, ende nuk më është dhënë asnjë faqe nga dosja e akuzave”, SPAK: I janë dorëzuar me USB, tetë seanca janë shtyrë për shkak të tyre

16:56 06/12/2025
Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

Trump ngre debat në Uashington: “Ky është futboll, jo soccer, NFL duhet të gjejë një emër tjetër”

16:07 06/12/2025
Dorëheqja – Nga Florian Binaj

Dorëheqja – Nga Florian Binaj

16:00 06/12/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.