Edhe në Hungari numri i të infektuarve dhe viktimave nga Covid-19 është shumë i lartë dhe kjo e ka detyruara qeverinë e Viktor Orban që të ndërmarrë masa të reja kufizuese për të parandaluar përhapjen e mëtejshme.
Autoritetet shëndetësore raportuan për 5,162 raste të reja dhe 55 vdekje në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 114,000 persona dhe të të vdekurve në 3,000 të tjerë.
Në një video të postuar në faqen e tij në Facebook këtë mëngjes, kryeministri Viktor Orbán tha se rrjedha e pandemisë në Hungari po ndjek trendet austriake dhe për këtë Hungaria duhet të miratojë një listë të re të masave kufizuese,në mënyrë që të ndalohet përhapja e koronavirusit.
“Megjithëse spitalet tona janë përgatitur dhe ka një bollëk pajisjesh, duke përfshirë shtretër, ventilator, maska dhe pajisje mbrojtëse, dhe përkundër që mjekët dhe infermierët tanë performojnë në një nivel mbinjerëzor, ata janë ende njerëz dhe numri i tyre është i kufizuar”,tha Orban.
Qeveria do t’i kërkojë Parlamentit Hungarez nesër që të japë edhe 90 ditë të tjera kompetenca të jashtëzakonshme për masat e reja që do të hyjnë në fuqi mesnatën e 10 nëntorit.
Një shtetrrethim do të vendoset ndërmjet orës 20:00. dhe 5 te mengjesit Të gjitha format e mbledhjes do të jenë të ndaluara. Restorantet duhet të mbyllen, por shpërndarja e ushqimit do të mbetet e mundur. Dyqanet dhe shërbimet (p.sh. parukierët) duhet të mbyllen deri në orën 19:00. Hotelet mund të presin vetëm udhëtarë biznesi. Do të ketë një ndalim të përgjithshëm të ngjarjeve. Takimet familjare dhe ngjarjet private mund të ndiqen vetëm nga maksimumi 10 persona.
Të gjitha ngjarjet sportive duhet të zhvillohen me dyer të mbyllura, pa spektatorë. Aktivitetet individuale sportive do të jenë të mundshme jashtë, por sportet ekipore amatore do të ndalohen.
Objektet jashtëshkollore, përfshirë palestrat, pishinat e mbyllura, muzetë, teatrot dhe kopshtet zoologjike, duhet të mbyllen.
Arsimi i lartë mund të vazhdohet vetëm në një format në internet, dhe konviktet e universiteteve do të mbyllen. Kurrikula dixhitale do të rifutet mbi klasën e 8-të në shkollat e mesme (për fëmijë, zakonisht, 14 vjeç e lart). Kopshtet, çerdhet dhe shkollat fillore do të qëndrojnë të hapura për fëmijët nën 14 vjeç.
Punonjësit e spitalit, mësuesit dhe personeli i çerdheve dhe kopshteve do të testohen çdo javë.
Shteti do të rimbursojë hotelet 80 përqind të vlerës së rezervimeve të bëra për 30 ditët e ardhshme para 8 nëntorit, me kusht që hotelet të mos pushojnë nga puna punëtorët dhe të vazhdojnë të paguajnë pagat e tyre. Punëdhënësit do të marrin një përjashtim 30-ditor nga detyrimi për të paguar kontribute sociale për stafin në restorante dhe ambiente për aktivitete jashtëshkollore. Gjithashtu, shteti do të mbulojë 50 për qind të pagave të këtyre punonjësve me kusht që punonjësit të mbajnë punën e tyre dhe të vazhdojnë të marrin pagat e tyre. Këto masa do të jenë në fuqi për 30 ditë.