Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritja e rasteve nga varianti Delta, spitalet në Amerikë janë të mbingarkuar

15:32 14/08/2021
Reading Time: 2 min lexim

Spitalet në disa shtete amerikane janë duke arritur kapacitetet e plota për të trajtuar rastet e rënda me koronavirus, teksa Rusia ka raportuar për një rekord të ri të vdekjeve dhe Brazili ka regjistruar pothuajse 1.000 viktima brenda një dite.

Guvernatorja në Alabama më 13 gusht ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme pasi punëtorët shëndetësorë në këtë shtet thanë se po përballen me një “valë” të rasteve me COVID-19, që po mbingarkon spitalet.

Guvernatorja Kay Ivey tha se gjendja e jashtëzakonshme ka për qëllim të lehtësojë punën e punëtorëve shëndetësorë, por shtoi se nuk do të ketë mbyllje të shtetit dhe as masë për mbajtjen e detyrueshme të maskave. Shumica e shteteve në SHBA, që udhëhiqen nga republikanët, nuk kanë përfillur këshillat e zyrtarëve federalë shëndetësorë, të cilët për javë të tëra, kanë rekomanduar që njerëzit të mbajnë maska edhe në ambiente të brendshme, nëse jetojnë në një zonë ku virusi po përhapet me shpejtësi.

Spitalet në Oregon po ashtu janë afër mbushjes së kapaciteteve. Autoritetet në këtë shtet kanë planifikuar që të vendosin 1.500 trupa të Gardës Kombëtare nëpër spitale, për të ndihmuar punëtorët shëndetësorë.

Guvernatorja Kate Brown, demokrate, tha se 500 trupa të Gardës Kombëtare do të dërgohen në spitale më 20 gusht, për të ndihmuar me rastet me COVID-19.

Disa shtete të tjera amerikane, përfshirë Havajin po ashtu kanë ngritur alarmin për rritjen e rasteve. Guvernatori i Havajit, David Ige tha se më 13 gusht janë regjistruar 1.170 raste të reja, duke paralajmëruar se spitalet po mbushen dhe autoritetet po përgatiten për përkeqësim të situatës.

“Ata (punëtorët shëndetësorë) po trajtojnë pacientë në moshë të re”, tha guvernatori, duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen.

Shumica e rasteve të reja janë në mesin e qytetarëve të pavaksinuar.

Ndërkaq, Rusia ka raportuar për një rekord të ri të vdekjeve, përkatësisht 815 viktima brenda ditës. Autoritetet ruse thanë se numri i rasteve që po përfundojnë me fatalitet është rritur për 60 për qind, krahasuar me një muaj më parë.

Autoritetet ruse po fajësojnë variantin Delta për rritjen e numrit të viktimave dhe rasteve. Deri më tani, Rusia ka vaksinuar rreth 20 për qind të popullatës, shkruan REL.

Në anën tjetër, Brazili ka regjistruar 966 viktima dhe 33.933 raste të reja më 13 gusht. Ky shtet i Amerikës Jugore deri më tani ka regjistruar 567.862 viktima, që është shteti i dytë, pas SHBA-së, me numrin më të lartë të viktimave nga COVID-19.

Etiketa: AmerikecovidSpitalet

Të lidhura

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste
Bota

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Në javën e dytë të majit, në Kosovë janë regjistruar nëntë raste të fruthit te fëmijët e moshës 1 deri...

18:32 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami
Bota

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter është regjistruar sot në detin Mesdhe, rreth 20 kilometra në jug-jugperëndim të...

09:23 14/05/2025
Para
Kërcënimi i punonjësve të burgjeve, zbulohet urdhri i Ministrisë së Drejtësisë (Dokumenti)

Kërcënimi i punonjësve të burgjeve, zbulohet urdhri i Ministrisë së Drejtësisë (Dokumenti)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

KAS lejon numërimin e votave nga Greqia, PD e padit KQZ

20:54 14/05/2025
Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

Rikthehet fruthit në Kosovë, konfirmohen 9 raste

18:32 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.