Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rritet numri i të infektuarve me HIV në Kosovë: 10 raste të reja vetëm në pesë muaj

17:03 07/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Vetëm gjatë pesë muajve të parë të vitit 2025, në Kosovë janë regjistruar dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK). Kjo shifër sinjalizon një trend shqetësues në rritje, të cilin infektologët e konsiderojnë alarmant.

Krahasuar me vitin 2024, që u mbyll me 34 raste të konfirmuara, dhe me vitin 2023, i cili kishte 20 raste, numrat e fundit dëshmojnë për një shtim të konsiderueshëm të rasteve.

Sipas IKSHPK-së, të gjitha institucionet shëndetësore në vend, publike apo private, janë të detyruara të raportojnë çdo rast të konfirmuar me HIV. Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, janë regjistruar dhjetë raste të reja vetëm këtë vit. Shefi i repartit për sëmundjet seksualisht të transmetueshme, Murat Mehmeti, thekson për Radion Evropa e Lirë se mosinformimi i të rinjve është një nga arsyet kryesore të përhapjes së virusit.

“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, u shpreh Mehmeti.

Ai shtoi se vitin e kaluar, vetëm në Klinikën Infektive janë evidentuar 29 raste të reja, krahasuar me më pak raste në 2023, duke theksuar se paragjykimet bëjnë që shumë individë të mos testohen ose të mos raportojnë infeksionin.

Gjatë vizitës së ekipit të Radios Evropa e Lirë në Klinikën Infektive, aty ndodheshin të shtrirë dy pacientë në gjendje të rëndë si pasojë e infeksionit. Aktualisht, rreth 100 persona të infektuar me HIV marrin terapi dhe shërbime falas në këtë institucion.

IKSHPK konfirmon gjithashtu se ekziston mundësia e testimit anonim dhe pa pagesë, ndërkohë që janë zhvilluar fushata për ndërgjegjësimin e të rinjve në shkolla. Sipas autoriteteve shëndetësore, shumica e të prekurve janë të moshës 20 vjeç e lart.

Edona Dobroshi-Deva, menaxhere e Programit Global për HIV-in në Kosovë, thekson për Radion Evropa e Lirë se rritja e numrit të rasteve mund të vijë si rezultat i vetëdijesimit më të madh për testim, por edhe nga fakti se simptomat mund të shfaqen vite pas infektimit.

“Të gjitha evidencat në Kosovë tregojnë se të rinjtë nisin marrëdhënie seksuale në mosha të hershme. Kështu që mendoj se edukimi duhet të fillojë sa më herët”, u shpreh Dobroshi-Deva.

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës nuk ka dhënë një koment për këtë situatë, por në faqen e saj zyrtare figuron një strategji kombëtare për kontrollin e sëmundjeve infektive, përfshirë HIV-in. Në të thuhet se kjo strategji do të shërbejë si një instrument për zbatimin efektiv të politikave të parandalimit, trajtimit dhe kujdesit ndaj të prekurve.

Rasti i parë me HIV në Kosovë është regjistruar në vitin 1986. Që atëherë, mbi 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Kombëtarja për pak njerëz: Gazetarët përjashtohen, tifozët lihen jashtë dhe tribuna vishet me kollare

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.