Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreziku i përhapjes së koronavirusit në ceremonitë mortore, çfarë pritet të ndodhë në Shqipëri në rast epidemie?

16:11 07/03/2020
Reading Time: 2 min lexim

Koronavirusi mund të ndryshojë edhe ceremonitë mortore.

Shoqata Kombëtare e Drejtuesve të Funeralëve në Britaninë e Madhe (NAFD), tha për “SKY”, se po merret në konsideratë mundësia e zhvillimit të funeraleve online.

NAFD bën me dije, se ka nisur bisedimet me qeverinë dhe autoritetet lokale, që në rast se koronavirusi shpallet si pandemi globale, të ndryshojnë edhe ceremonitë mortore.

Ata shtojnë gjithashtu se edhe funeralet do të përshtaten, nëse qeveria vendos të ndalojë frekuentimin e ambjenteve publike.

“Për të mbështetur qeverinë dhe autoritetet lokale në menaxhimin e situatës, drejtuesit e funeralebe do të ndihmojnë familjet, që të gjejnë mënyra për t’i dhënë lamtumirën të afërmve të tyre- edhe pse funerali do të ishte gjëja që ata do të kishin preferuar”, thuhet në deklaratën e NAFD.

Një opsion i mundshëm është filmimi i ceremonive mortore, ose zhvillimi i funeralit në një ditë tjetër.

Departamenti i Shëndetit dhe Përkujdesjes Sociale tha për SKY se të gjitha masat e marra nga qeveria, do të merren në konsideratë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, që një sëmundje të cilësohet pandemi, duhet të përhapet në të gjithë botën.

Një zëdhënës i OBSH tha se koronavirusin mund të nisim ta përshkruajmë si pandemi, por për momentin është i përqëndruar vetëm në disa vende.

Në Shqipëri ndërkohë koronavirusi nuk është shfaqur ende.

Nisur nga ky fakt duhet të merren masa, në mënyrë që të mos na gjejë të papërgatitur.

Por a mund të implementohet në Shqipëri modeli i cili është propozuar në Britaninë e Madhe?

Gazetareforma.com kontaktoi me disa agjenci funerale në kryeqytet, të cilat dhanë mendimin e tyre dhe treguan nëse e mundësojnë apo jo këtë shërbim.

Natyrisht përgjigjet ishin të larmishme, që nga djegia e trupave, e deri te ato që pohuan se në Shqipëri është e pamundur që kjo të ndodhë.

Njëkohësisht kishte edhe nga ata që e kishin praktikuar këtë metodë.

“Për momentin në Shqipëri nuk është përhapur dhe kjo është një çështje për të cilën do të vendosin autoritetet shtetërore. Mendoj se trupat do të digjen dhe ceremonitë nuk do të jenë më si ato tradicionalet”, u shpreh përfaqësuesi i agjencisë funerale “Habibi” në kryeqytet.

Ndërkohë përfaqësuesi i agjencisë funerale “Globe” po në kryeqytet, pohoi se e kishte praktikuar këtë metodë në azilin e të moshuarve.

“Për momentin nuk është menduar kjo pjesë, por mendoj se mund të bëhet dhe ashtu do të bëhet. Ne kemi pasur edhe eksperienca të tjera, për shembull në azilin e pleqve kemi filmuar ceremoni dhe ua kemi dërguar familjarëve. Mendoj se do të përdoret metoda me mbyllje hermetike”, tha ai.

Në të njëjtën kohë kishte edhe nga ata që u shprehën se në Shqipëri është e pamundur që të ndodhë kjo gjë, pasi njerëzit nuk do të pranonin.

Për momentin në vendin tonë ende nuk është diskutuar kjo çështje dhe autoritetet shtetërore ende nuk janë prononcuar në lidhje me këtë rrezik të mundshëm.

Etiketa: funeraletkoronaviruspandemi

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet
Bota

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se mëngjesin e së mërkurës është arrestuar M.D., shtetas serb, nën dyshimin...

12:19 15/05/2025
Para

Përplasen tre makina: Njëra përmbyset në rrugë, plagoset një grua shtatzënë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.