Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreziku i guroreve në Delvinë/ Protesta e banorëve dhe roli i ministres Belinda Balluku në shkatërrimin e mjedisit

12:45 21/08/2020
Reading Time: 4 min lexim

Para dy ditësh, banorët e fshatit Bajkaj në Delvinë kanë dalë në protestë pasi janë kundër hapjes së gurores në fshatin e tyre. Sipas tyre gurorja do të dëmtojë zonën dhe nuk i shërben aspak komunitetit. Ata shprehen se gurorja ndot ambientin dhe prish bimësinë.

Është raportuar gjithashtu se ka pasur edhe organizim për një dëgjesë publike mes Ministrisë së Infrastrukturës, Bashkisë Delvinë dhe firmës së gurores. Banorët e fshatit pretendojnë se nuk janë njoftuar dhe se njoftimin e kanë marrë nëpërmjet personave të tjerë dhe jo në rrugë zyrtare. Banorët shprehen të shqetësuar se atje ekziston mundësia e ndërtimit të dy guroreve dhe jo vetëm një të tillë.

Një banor i pranishëm në protestë u shpreh se: “Një situatë e tillë ishte edhe para një viti por ne menduam se u mbyll, ne nuk na ka ftuar as Bashkia dhe as Ministria por firma që do të ndërtojë këtë gurore. Madje edhe një gurore që është këtu aktualisht ne duam ta heqim, unë kam bërë 100 shkresa që ajo të hiqet. Ajo na ka prishur lumin. Nëse ndërtohet, unë do t’i vë flakën landfillit sepse jemi qelbur. Ne kemi një javë që nuk vemë dot në shtëpi”.

Por përpos protestave të banorëve, sipas një komunikimi që gazeta “Reforma”, zhvilloi me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, rezulton se një lajmërim i tillë është publikuar. Për këtë çështje gazeta “Reforma” posedon dhe lajmërimin zyrtar. Aty duket qartë që edhe Bashkia e Delvinës është njoftuar.

Ku do të ndërtohet gurorja dhe nënshkrimi i peticionit

Ekzaktësisht gurorja është planifikuar të hapet në një ish- zonë ushtarake 96 mijë metër katrorë në Qafën e Breshërit, një zonë e mbrojtur për karakteristikat e saj mjedisore.

Protestat janë zhvilluar në këtë vend dhe kanë sjellë edhe një përplasje fizike të banorëve me përfaqësuesit e firmës.

Banorët kanë nënshkruar një peticion ku kanë kërkuar që gurorja të mos hapet në fshatin e tyre. Ndërkohë mësohet nga Bashkia e Delvinës se institucioni lokal nuk ka pasur dijeni për këtë gurore dhe nuk ka firmosur hapjen e saj.

Policia e Delvinës ka nisur shoqërimin e banorëve të fshatit Bajkaj në komisariat

Shoqërimet e banorëve të fshatit janë bërë pas protestës së zhvilluar, ku banorët kundërshtuan hapjen e gurores. Gjatë protestës, banorët e fshatit u përplasën fizikisht me përfaqësuesit e firmës. Ndërkohë, mësohet se policia nuk ka shoqëruar asnjë përfaqësues të firmës apo të ministrisë.

Kryetarja e Bashkisë së Delvinës: Banorët kanë frikë për shkatërrimin e mjedisit

Gazeta “Reforma”, zhvilloi një korrespondencë me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, Znj. Majlind Qilimi.

Nga komunikimi me Kryetaren e Bashkisë së Delvinës, rezulton se banorët kanë frikë për shkatërrimin e mjedisit, por që nga ana tjetër zona synon zhvillimn e agroturizmit.

Në përgjigjen e saj, Znj. Qilimi theksoi se: “Banorët e zonës nuk pajtohen me faktin që në territorin e fshatit Bajkaj të miratohet ndërtimi i një guroreje. Frikë për shkatërrimin e mjedisit, por zona synon zhvillimin e agroturizmit. Leja mjedisore nuk është dhënë dhe dëgjesa kryhej posaçërisht për këtë gjë. Dëgjesa nuk u krye, unë do të përcjell në ministri shqetësimin e banorëve. Jemi duke komunikuar me të gjitha palët”.

Kompania që do ndërtojë guroren ka marrë firmën e Minsitres së Energjitikës, Belinda Balluku

Gazeta “Reforma” zhvilloi një komunikim me përfaqësuesin ligjor të firmës “Dinamika sh.k.p”, Z. Janaq Papajorgji. Gjatë prononcimit Z. Papajorgji theksoi se leja për ndërtimin e gurores është dhënë drejtpërdrejtë nga ana e Ministres së Infrastrukturës dhe Energjitikës, Znj. Belinda Balluku. Z. Papajorgji vuri në dukje se: “Kompania ka fituar një tender para dy vjetësh ku si rrjedhojë këtë plan ndërtimi na e përcaktoi vetë Ministria e Infrastrukturës. Ne e kemi marrë me firmën e Ministres së Energjetikës dhe Infrastrukturës, Znj. Belinda Balluku. Ne ishim si palë e ftuar nga ana e Ministrisë së Mjedisit për këtë çështje. Ne i kemi të tëra letrat. Ne duam të themi të vërtetën sepse edhe media e paraqiti problemin e njëanshëm. Ne na caktoi ministria (Infrastrukturës dhe Energjetikës) që të shkoni atje. Jeni fitues dhe shkoni aty, mund ta verifikoni. Dinamika quhemi ne”.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës shfajëson veten

Në lidhje me këtë çështje, gazeta “Reforma u interesua edhe pranë Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjitikës, organi kompetent për këtë proces në zonën e Delvinës. Nga ajo që morëm si përgjigje rezulton një fiasko e vërtetë nga ana e këtij institucioni, pasi ministira e ka larguar nga vetja përgjegjësinë duke ia atribuar këto kompetenca Bashksië së Qytetit të Delvinës dhe Ministrisë së Turizmit. “Nuk është dhënë asnjë leje për kompaninë në fjalë nga ana jonë. Kompania po zhvillon thjesht dëgjesë publike me banorët. Duhet të kalojë disa faza, që janë më shumë në kompetencë të Bashkisë dhe të Ministrisë së Turizmit e në fund vendosim ne. Në këtë fazë nuk kanë punë me ne”.

Duket se Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka dhënë miratimin për ndërtimin e këtyre guroreve. Të vetmit zëra të pambrojtur janë atë të banorëve të fshatit Bajkaj të cilët edhe një herë po shikojnë se si po u rrezikohet mjedisi dhe jeta e përditshme.

/Gazetareforma

 

 

Të lidhura

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj
Aktualitet

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Nga Vladimir Karaj, BIRN Në hollin e zhurmshëm të aeroportit të Rinasit, mesditën e 13 korrikut, Maricel* qesh dhe qan...

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje
Aktualitet

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Ndërsa Shqipëria promovohet në arenën ndërkombëtare si një destinacion i paprekur, me natyrë të virgjër dhe brigje të pastra, një...

13:51 21/07/2025
Para

Del ekspertiza për vdekjen e 17-vjeçares në Velipojë: Nuk ka shenja dhune

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

Shqipëria hap dyert e ‘skllavërisë moderne’ për punëtorët e huaj

14:06 21/07/2025
Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

Gazetarja e huaj në Kuçovë: Shqipëria promovohet si parajsë, por është e zhytur në ndotje

13:51 21/07/2025
Zjarri në Drenovë del jashtë kontrollit, flakët përhapen drejt zonës së banuar

Ministria e Mbrojtjes: Gjatë 24 orëve janë raportuar 23 vatra, 7 janë ende aktive

13:39 21/07/2025
U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

U kapën me mbi 21 kg eksploziv, prokuroria kërkon 46 vite burgim në total për 3 të pandehurit

13:24 21/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.