Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rreziku i Coronavirusit! Shqiptarët në Kinë kërkuan ndihmë nga shteti shqiptar, por përgjigja e Ministrisë së Jashtme nuk është ajo që donin

19:05 27/01/2020
Reading Time: 2 min lexim

Ditën e djeshme disa shqiptarë që jetonin e punonin në Kinë thanë se ishin në rrezik dhe kërkuan ndihmë nga shteti shqiptar.

Ditën e sotme Ministria e Jashtme ka reaguar rreth kësaj thirrjeje me anë të një njoftimi për shtyp.

Në njoftim thuhet se Kina nuk rekomandon evakuimin e shtetasve të huaj nga vendet e tyre.

Kjo pasi sipas autoriteteve kineze, çdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm.

Kështu, në njoftim shkruhet se ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta.

Por, nuk lajmëron për marrjen e masave dhe evakuimin e shqiptarëve.

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Jashtme

” Nisur nga situata epidemike e coronavirusit nCOV në  Provincën e Hubeit me kryeqytet Wuhan, autoritetet kineze kanë informuar mbi numrin e të infektuarve, masat e emergjencës dhe rregullat e forta administrativo-shëndetësore që duhet të ndiqen pas kësaj situate nga të gjithë shtetasit e huaj që jetojnë në Kinë.

Zyrtarët kinezë bënë me dije se, disa vende kanë kërkuar evakuimin e shtetasve të tyre përmes avionëve “charter”, por, sipas tyre, në këtë situatë, ky hap nuk është i nevojshëm dhe nuk rekomandohet nga pala kineze. Në raste të tilla duhet të ndiqen të gjitha rregullat ndërkombëtare si dhe rregullat e masave parandaluese të vendosura nga autoritetet kineze, që, sipas tyre, po zbatojnë një sërë procedurash te komplikuara që nga lejet e fluturimeve, etj.

Sipas përfaqësuesve të MPJ kineze, cdo shtetas që del nga provinca Wuhan, duhet t`i nënshtrohet një karantine 14 ditore, para se të lëvizë lirshëm.

Nga statistikat e publikuara nga autoritetet kineze sa i takon situatës epidemike nCOV deri tani janë:

• 2,823 raste të konfirmuara
• 5,794 raste të dyshuara
• 58 të rikuperuar
• 81 vdekje

Pekini ka 72 raste të konfirmuara, 2 të rikuperuara dhe asnjë vdekje.
Provinca e Hubeit me kryeqytet Wuhan ka numrin më të lartë të rasteve me 1,423 të konfirmuara, 47 të rikuperuara dhe 76 vdekje.

Të gjitha provincat kanë raportuar raste dhe në shumicën prej tyre është shpallur gjendja e emergjencës së shkallës së parë, niveli më i lartë i emergjencës. Ndërkohë, përvec Kinës dhe vendeve fqinje, virusi tashmë ka kaluar edhe në kontinente të tjera, përfshirë edhe Europën.

Nisur nga kjo situatë dhe nga fakti që një numër shqiptarësh studiojnë, punojnë dhe jetojnë atje, ambasada shqiptare në Pekin është duke ndjekur me vëmendjen maksimale situatën dhe është në kontakt të vazhduar me ta.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme do të vijojë të mbajë të informuar qytetarët për zhvillimet e situatës.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme
Drejtoria e Diplomacisë Ekonomike, Publike dhe Diasporës. ”

Coronavirusi deri tani ka marrë 81 jetë njerëzish dhe ka infektuar mbi 2 mijë të tjerë.

Virusi që lindi fillimisht në Wuhan të Kinës pritet që të përhapet në të gjithë globin.

Etiketa: Coronavirusishqiptaret ne kine

Të tjera

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë
Aktualitet

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

Deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, ka ngritur akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama lidhur me fondet...

13:12 04/03/2026
“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026
Aktualitet

“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

Përplasja mes qeverisë dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit (SPAK) po shihet gjithnjë e më shumë si një betejë politike...

12:33 04/03/2026
Para

Të rinjtë grekë po braktisin vendin, por qeveria iu lutet të kthehen dhe iu ofron 3000 euro rrogë në muaj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

Strazimiri: AKSHI është banka e fshehtë e Ramës, 600 milionë euro për sisteme që dështojnë

13:12 04/03/2026
“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

“Është një luftë politike”, Lala: Rama, i pandehur nga SPAK brenda 2026

12:33 04/03/2026
Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

Sherr fizik mes drejtorëve në IKMT, kunati i Ergys Agasit, Klesti Çela dhunon Fatmir Metën brenda institucionit

18:41 03/03/2026
Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

Kriza në Lindjen e Mesme, përfitim për zhvatjen e re: Oligopoli i naftës dhe qeveria Rama paralajmërojnë rritje urgjente çmimesh

14:28 03/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.