Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrezik nga Tërmeti? BB: Ja sa banorëve u kanoset jeta në ndërtesa të rrezikshme në Tiranë e Durrës…

10:42 17/09/2020
Reading Time: 2 min lexim

Nëse do të binte një tërmet tjetër si ai i nëntorit të vitit të kaluar, situata do të ishte në përmasa edhe më katastrofike. Një numër më i madh qytetarësh që jetojnë në Tiranë e Durrës, mund të kishin pasoja fatale për jetën, nëse kjo gjë do të përsëritej.

Alarmin për këtë e ka dhënë studimi më i fundit i Bankës Botërore, sipas të cilit në dy qytetet më të mëdha të vendit, ka një mori ndërtesash të rrezikshme.

Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës, jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë të lartë, duke lajmëruar se ato mund shemben në rast të një tërmeti tjetër.

Tirana është qyteti më i madh në Shqipëri, në të cilin banon afërsisht 17% e popullsisë së përgjithshme.

Dy llojet e ndërtesave që rrezikojnë më shumë janë, pallatet me beton të armuar dhe ndërtesat me muratura, të cilat mund të shkaktojnë më shumë fatalitete.

Gati 50,000 njerëz, ose rreth 10% e popullsisë banojnë në ndërtesa me rrezik të lartë, analizon BB.

Ndërsa në Durrës përafërsisht 7000 njerëz, ose rreth 6% e popullsisë së qytetit, banojnë në lloje të ndërtesave me rrezik të lartë.

Shqipëria ka përjetuar shumë tërmete me ashpërsi të mëdha edhe në të shkuarën. Më vdekjeprurësit ishin një seri tërmetesh në 1851 pranë qyteteve të Vlorës dhe Beratit, duke shkaktuar humbjen e 600 jetëve.

Një tjetër tërmet i madh me magnitudë 6.5 në vitin 1967 shembi rreth 500 shtëpi, lëndoi 170 persona dhe shkaktoi 20 fatalitete. Së fundmi, në vitin 2019, Shqipëria u godit nga një seri tërmetesh të dëmshme, nga më të fortët dhe më të shumtët vdekjeprurës, prej të cilëve ishte tërmeti me magnitudë 6.4 më 26 nëntor.

Kjo ngjarje, që shkaktoi 50 viktima dhe mbi 2000 të plagosur, krijoi 1 miliard euro dëme. Përafërsisht 1,500 ndërtesa u dëmtuan në kryeqytet.

Banka Botërore analizon se një pjesë e madhe pallateve në Shqipëri dhe në të gjitha qytetet e Europës Qendrore, Ballkanit dhe Azinë Qendrore janë të prirura të pësojnë dëme nga tërmetet.

Tërmetet në këto rajone kanë dëmtuar lloje të caktuara të ndërtesave (pallate) pjesërisht ose plotësisht, duke shkaktuar shumë të pastrehe dhe fatalitete.

Dobësia e këtyre objekteve i atribuohet mënyrës së ndërtimit dhe mungesës së mirëmbajtjes, mbikëqyrjes gjatë shumë dekadave.

Studimi i fundit i Bankës Botërore analizon rrezikun nga tërmeti për familjet që jetojnë në banesa të ndërtuara para vitit 2000 dhe ofron të dhëna për shtetet në mënyrë që të përmirësojnë sigurinë e tyre.

/Burimi: Monitor.al/ Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: BBdurresndertesatermetiTirane

Të lidhura

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore
Aktualitet

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Familjarët e Isa Rexhepajt, 65-vjeçarit që u gjet i vdekur pesë ditë pas humbjes së kontakteve me të afërmit, kërkojnë...

19:29 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares
Aktualitet

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se tre nivele të gjyqësorit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata e...

18:47 18/07/2025
Para

Energjia e rinovueshme/ Interes për energjinë eolike nga disa kompani, por ERE ka ulur çmimin...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

Trupi i pajetë i Isa Rexhepajt ende në morg, Familjarët kërkojnë dorëzimin për kryerjen e ceremonisë mortore

19:29 18/07/2025
Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

Gaza, 30 të vdekur që nga agimi, sulmet me dronë

19:01 18/07/2025
Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

Zbardhet arsyetimi i Kushtetueses, tre gjykata i cënuan lirinë ish-gjyqtares

18:47 18/07/2025
Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

Prej qershorit, shqiptarët kanë konsumuar salmon të infektuar me bakterin vdekjeprurës/ AKU hesht si çdo herë

18:23 18/07/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.