Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës/ Shtyhet seanca për Dritan Rexhepin

10:31 07/05/2025
Reading Time: 2 min lexim

Seanca gjyqësore për çështjen e rrëmbimit dhe zhdukjes së Jan Prengës është shtyrë për në datën 21 maj, ora 09:00. Në bankën e të pandehurve janë Dritan Rexhepi dhe disa persona të tjerë të dyshuar për përfshirje në ngjarje.

Në seancën e fundit ishte i pranishëm edhe Aldo Majnishta, një nga të pandehurit kryesorë, i cili refuzoi të japë deklarime përpara trupit gjykues.

Ndërkohë, avokatët mbrojtës kërkuan më shumë kohë për t’u njohur me provat e reja të dorëzuara nga prokurorët e SPAK në seancën e mëparshme. Provat përfshijnë përgjime të komunikimeve të koduara në platformën SKY ECC, që konsiderohen kyçe në këtë hetim.

Ngjarja tragjike ka ndodhur më 17 janar 2020, kur Jan Prenga u rrëmbye në zonën e Kamzës. Sipas SPAK, rrëmbimi ishte i organizuar nga Dritan Rexhepi, i njohur edhe si Gromos Rexhepi, dhe Gentjan Funiqi (Doçaj), të dy me precedentë penalë në fushën e trafikut të drogës. Ata dyshohet se urdhëruan rrëmbimin në fund të dhjetorit 2019, si një akt hakmarrjeje ndaj vëllait të viktimës, Astrit Prenga, i cili nuk dorëzoi një sasi kokaine që kishte marrë përsipër të transportonte nga Amerika Latine në Britani.

Përveç Rexhepit dhe Funiqit, si bashkëpunëtorë në rrëmbim dhe vrasje akuzohen edhe Martin Bleta, Korado Keshteja, Artan Doçaj, Aldo Majnishta, Geraldo Martini dhe Altin Hajri – ky i fundit pronari i kompleksit “Golden Resort” në Shijak, ku dyshohet se Jan Prenga është mbajtur peng dhe është parë për herë të fundit.

Hetimet kanë zbuluar se rrëmbimi lidhet me një sasi kokaine që kishte destinacion Britaninë e Madhe. Përgjimet telefonike të kryera në Ekuador ndihmuan autoritetet shqiptare të zbardhin lidhjet kriminale dhe motivet pas këtij krimi të rëndë.

Etiketa: Rrëmbimi dhe zhdukja e Jan Prengës

Të tjera

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët
Aktualitet

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Ndërsa qytetarët shqiptarë përballen çdo ditë me rritje të pandalshme të çmimeve të karburanteve, reagimi i qeverisë shqiptare mbetet në...

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”
Aktualitet

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

Rrugica që lidh bulevardin “Epidamn” me portën mesjetare të Durrësit është sot thuajse e boshatisur. Prej 15 vitesh, banorët jetojnë...

13:45 19/03/2026
Para
“Mos bëj zhurmë!”/ Sherr në azil në Poliçan, i moshuari kanoset me biçak

Konflikti për tokën në Has përfundon me dhunë, arrestohet e reja që sulmoi çiftin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

Meloni ul taksat për naftën, asnjë lehtësim në Shqipëri: Rama pa masa për qytetarët

14:48 19/03/2026
110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

110 banesa drejt prishjes, banorët e Durrësit çojnë TID në gjykatë: “Na lanë pa zgjidhje”

13:45 19/03/2026
Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

Eskortat në Shqipëri “shpërthejnë” online, gazetarja: Asnjë tarifë nën 200 euro, deri 800 euro në ditë për vajzat që operojnë në rrjet

13:27 19/03/2026
Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

Deputeti “për njerëzit” që po përpin tendera: Si doli Vasil Llajo fitues me ofertën më të shtrenjtë dhe hijet e një skeme të përsëritur

12:58 19/03/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.