Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Rregullat e lundrimit/ Vera mbaroi, por ministri i Turizmit, Klosi, kujtohet tani. Çfarë të keni parasysh kur përdorni anije, motorë uji ose rafting

15:21 06/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Vera e këtij viti do të mbahet mend gjatë dhe do të konsiderohet si sezoni më i dobët turistik për ekonominë e vendit tonë. Shkak u bë pandemia e koronavirusit, karantina e zgjatur por edhe masat e munguara nga qeveria për mbështetje serioze të sektorit.

Megjithatë, ashtu siç e kishte parashikuar kohë më parë, Ministria e Turizmit ka hartuar dhe nxjerrë vetëm tani rregullat e reja për lundrimin me mjete ujore në ujërat shqiptarë, dete, liqene dhe lumenj.

Sipas Ministrisë së Turizmit, rregullat e reja që hynë në fuqi, do të jenë të hollësishme për rregullimin e lundrimit me anije, jaht dhe për sportet detare.

Por në fakt, këto rregulla duket se janë hartuar vetëm për të vendosur disa lloje të reja licencash, të cilat do t’i shërbejnë Ministrisë së Turizmit për të arkëtuar më shumë para, në një kohë që operatorët turistikë që do t’i zbatojnë, me siguri do t’ua faturojnë ato në fund klientëve.

Zbatimi i vendimit

Bizneset që do të kryejnë këto aktivitete duhet të jenë të licencuar si “operator turistik” dhe të certifikuar nga Ministria e Turizmit.

Vendimi përcakton se, për ata operatorë të turizmit detar, në rastin kur jahtin ose mjetin e vogël lundrues e jep me qira, apo me kontratë “bareboat” apo “çarter me kohë”, është i detyruar që të njoftojë Zyrën e Regjistrimit të Mjeteve Lundruese Shqiptare, pranë kapitanerisë së portit përkatës.

Njoftimi duhet të bëhet me e-mail, ose duke ngarkuar në sistemin elektronik një kopje të kontratës të qirasë.

Për mjete me kapacitet mbi 12 pasagjerë, drejtimi i tyre do të lejohet të kryhet vetëm nga personeli i kualifikuar dhe i autorizuar, sipas parashikimeve ligjore.

Për mjetet me kapacitet nën 12 pasagjerë, lejohet që shërbimet plotësuese, të bordit, të ambienteve të brendshme dhe të kuzhinës, të kryhen nga persona, në cilësinë e vizitorit, me kusht që të kenë mbushur moshën 17 vjeç.

Rregullat për udhëtim me anije ose jahte

Operatori i turizmit detar që ushtron lundrimin turistik me jaht apo anije është i detyruar: a) të ushtrojë aktivitetin e tij në vende të lejuara, sipas zonave të publikuara nga ministria përgjegjëse për turizmin; b) të marrë përsipër zbatimin e Kodit të Etikës, miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin, nëpërmjet nënshkrimit të një vetëdekarimi; c) të disponojë pajisje për regjistrimin elektronik të listës së ekuipazhit dhe të pasagjerëve, që përfshin lidhjen në internet; ç) të raportojë listën e ekuipazhit e të pasagjerëve para çdo udhëtimi në sistemin elektronik, sipas parashikimeve ligjore në fuqi; d) t’i dorëzojë klientit mjetin lundrues, sipas parashikimeve të kontratës së qirasë.

Rregullat për udhëtim me motorët e ujit

Ushtrimi i aktivitetit të lundrimit me motor uji kryhet vetëm nga operatori i turizmit detar, i licencuar si operator turistik me licencën me kodin XIII.1.B “Operator turistik”, dhe i certifikuar nga ministri përgjegjës për turizmin dhe: a) aktiviteti duhet të ushtrohet brenda zonës së miratuar për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit të turizmit detar nga ministri përgjegjës për turizmin; b) mjetet në përdorim të tij duhet të jenë të siguruara pranë shoqërive të sigurimit, në përputhje me kuadrin ligjor që rregullon sigurimin e detyrueshëm të mjeteve të lundrimit.

Operatori i turizmit detar, për të ushtruar aktivitetin e lundrimit me motor uji, paraprakisht duhet të zbatojë kriteret e mëposhtme: a) mosha minimale e lejuar e një personi për të drejtuar një motor uji është 18 vjeç; b) personi që drejton një motor uji (jet ski) duhet të jetë i pajisur me leje drejtimin përkatës të lëshuar nga Drejtoria e Përgjithshme Detare; c) mjetet lundruese në përdorim të tij duhet të jenë me kushte teknike dhe sigurie të përmbushura sipas legjislacionit në fuqi.

Rregullat për rafting, kayake dhe kanoe

Ushtrimi i aktiviteteve rafting, kayake dhe kanoe kryhet vetëm nga operatori i turizmit detar, licencuar si operator turistik.

Rafting-u, për shkak të varësisë nga prurjet e ujit e të nivelit të tyre realizohet në përputhje me regjimin vjetor të tyre.

Shërbimet e rafting-ut duhet të jenë gjithmonë të planifikuara mirë, të organizuara, të shoqëruara me personel të trajnuar e me të gjitha elementet e nevojshme për të siguruar një praktikim të sigurt të lundrimit dhe të mbrojtjes së mjedisit.

/Burimi: Iconstyle.al/GazetaReforma.com/

 

Etiketa: Klosilundrimministriarregullaturizmi

Të lidhura

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren
Aktualitet

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së mërkurës në kilometrin e 7-të të autostradës “Ibrahim Rugova”, në segmentin...

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin
Aktualitet

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

Pas tre ditësh kërkimesh, është gjetur i pajetë 71-vjeçari L.G nga fshati Kamenicë. Humbja e tij ishte raportuar nga bashkëshortja,...

21:34 14/05/2025
Para

Situata alarmante! Kosova bëhet gati për t'u mbyllur nga sot deri të hënën, por me përjashtime

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

21:22 14/05/2025
Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Votat në Tiranë/ PS merr 19 mandate dhe PD 13, ja cilët deputetë shkojnë në Kuvend

21:18 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.