Një person ka gjetur vdekjen në mesditën e sotme në qendrën shëndetësore në Rroskovec. Sipas raportimeve të policisë rreth orës 12:15, në qendrën shëndetsore të Roskovecit, është dërguar pa shenja jete, shtetasi S. B., rreth 43 vjeç, banues në Berat.Ky shtetas dyshohet se aksidentalisht ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke kryer punime në banesën e shtetasit E. K., banues në fshatin Suk, Roskovec. Ndërsa shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në stacionin e Policisë shtetasin E. K., për veprime të mëtejshme hetimore. Në vendngjarje kanë shkuar policia dhe grupi i ekspertëve të kriminalistikës për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Lajmin e konfirmon edhe policia e cila ka pohuar se pas disa minutash do të nxjerrë një njoftim për shtyp.
SPAK kontroll në qelitë e Veliajt dhe Beqajt, verifikohen telefonat
SPAK ka kërkuar një ditë më parë kontrolle në burgun e Durrësit për aparate telefonike. Sipas informacionit të raportuar, kontrollet...








